Kuvendi nuk miraton rekomandimet për UP-në

Kuvendi nuk miraton rekomandimet për UP-në

Kuvendi nuk miraton rekomandimet për UP-nëKuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rekomandimet e opozitës për tejkalimin e gjendjes në Universitetin e Prishtinës.

Nga 93 deputetët e pranishëm në sallë, për rekomandimet kanë votuar 53 deputetë, 4 kanë abstenuar, kurse pjesa tjetër e deputetëve, kryesisht nga radhët e partive në koalicionin qeverisës, vetëm kanë qëndruar në sallë dhe nuk kanë votuar fare.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, rekomandimet është dashur të marrin të paktën 61 vota për.

Rekomandimet për tejkalimin e gjendjes në UP janë prezantuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Ato janë mbështetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo, grupi më i madh parlamentar, ai i Partisë Demokratike të Kosovës nuk është pajtuar me to dhe kërkoi qët ë riformulohen.

Pasi që seanca ishte vazhdim i punimeve nga java e kaluar, harmonizimet e mëtutjeshme nuk janë lejuar, kështu që Kuvendi iu nënshtrua procedurës së votimit nga e cila rekomandimet nuk morën mbështetjen e nevojshme.