Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligji për Amnisti

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligji për Amnisti

 Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligji për AmnistiKuvendi i Kosovës me 91 për, 17 kundër dhe asnjë abstenim miratoi në parim Projektligjin për Amnisti.Partitë mbështesin Projektligjin për amnisti, me përjashtim të VV-së

E plotësuar: Deputetë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë diskutimet në Kuvend lidhur me Projectionist për Amnisti. Të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës po përkrahin këtë Projektligj, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosje, e cila vlerësoi se Projektligji është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës.

Behar Selimi nga Grupi parlamentar i PDK-së theksoi se ky grup është pro Projektligjit për amnisti pasi mendojnë se me këtë po i shpërbëjnë strukturat paralele dhe po mundësojnë integrimin e qytetarëve serbë.

Ai tha se e përkrahin Projektligjin, pasi kanë arritur konsensus të hiqet neni 3.

Edhe Haki Demolli nga Grupi parlamentar i LDK-së tha se LDK përkrah aprovimin e këtij ligji. Sipas tij, Ligj është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Arsyeja e dytë pse përkrahet ligji tha se ka të bëjë me atë se është hequr neni 3, kërkesë kjo edhe e LDK-së.

Ndryshe, nga PDK, LDK, AAK e AKR, mendojnë deputetët e Vetëvendosjes.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje deklaroi se Projektligji për amnisti është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sipas saj, me largimin e nenit 3 Projektligji nuk ka pësuar ndryshime substanciale.

Ajo tha se me këtë Projektligj janë shpërfillur të gjitha procedurat e Kuvendit, vetëm për t’u ndier mirë Dacic dhe kjo sipas tij është për të ardhur keq.

Për të tepër sipas saj, Projektligji është edhe kundërkushtetues.