Vuk Jeremic555

Kushtëzimi i Serbisë me Kosovën – gabim i madh i BE-së

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka thënë se do të ishte një gabim i madh në këtë moment të kushtëzohen hapat e mëtejshëm të Serbisë drejt anëtarësimit në BE me presione që i referohen dialogut me Kosovën.

“Serbia është shumë e përkushtuar të realizojë të ardhmen e vet në BE, por nuk mund të pranojë koncesione në procesin e dialogut që do të shkelte pozicionin kushtetues të shtetit tonë”, është shprehur të hënën Jeremic para gazetarëve në Bratisllavë pas takimit me shefin e diplomacisë sllovake, Mikulas Dzurinda, raportoi FoNet.

Sipas tij, do të ishte një gabim i madh të ngarkohet dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës me çështje ekstreme ose të përshpejtohet pa ndonjë arsye, kurse Serbia, sikundër edhe deri tash, është e gatshme edhe në të ardhmen për kompromise racionale e të arsyeshme.