Kush do ta fitojë Top Fest 7
E dimë që është ende herët për të bërë predikime, por këngët e prezantuara këtë vit në festivalin “Top Fest 7” kanë qenë aq të mira, ndërsa ajo që e bën të ndryshëm sivjet këtë festival është pikërisht muzika.
Këtë herë do këndohet live çka do të thotë që më në fund do kemi mundësinë të vlerësojmë këngëtarët e vërtetë dhe jo kompjuterët e programet më të mira.
Artistë të rinj dhe emra të njohur të skenës kanë sjellë krijime të çdo zhanri muzikor që fatmirësisht nuk kanë qenë as me mangësi e as të tepruara, këngë dhe interpretime që duken të vërteta dhe i përshtaten mjaft mirë shijes së rinisë në shqiptare.
Më poshtë janë disa këngë të përzgjedhura nga Shekulli, duke u bazuar në muzikën, tekstin, interpretimin në skenë, paraqitja dhe diskutimi që kanë ngritur këto krijime në forume të ndryshme:
1- Besa Kokëdhima – Kalorësi i natës
2- Hana Cekuli – Dashuria e fatit tim
3- Vedat Ademi – Koha s’kthehet
4- XXL – Adrenalina
5- Xhani Shqerra – Chanson d’amour
6- Flaka Krelani – Ëndërr
7- Gerta Herta – Inspirim
8- Jonida Maliqi dhe Big Basta -Sot t’i japim fund
9- Troja – Mbretnesha kohë
10- Rovena dhe Iva Stefa – E gjej
11- Mondi Marku – SuperLove
12- Stresi – My Love
/Shekulli/