Kuqi nuk është mësuar të rrijë ulur

Kuqi nuk është mësuar të rrijë ulur

Kuqi nuk është mësuar të rrijë ulurShefki Kuqi ka gati 20 vjet karrierë profesioniste, por sikurse tash nuk i ka ndodhur të shoh bashkëlojtarët e tij teksa luajnë, kurse ai të “nxejë” bankën e rezervistëve. Ai ka luajtur në Angli, Gjermani e Finlandë, në ekipe shumë elitare, por gjithnjë ishte ndër kryesorët e ekipit. 

Ai është i vetëdijshëm se ka 36 vjet mbi supe, por thotë se për një ligë si ajo e Skocisë ku luan tash me Hibernianin, ndihet 26 vjeç.

Për Kuqin, qëndrimi në stol, në njërën nga ligat më të ulëta që ka bërë karrierë, është diçka e re, për më tepër e papranueshme.