kupaKupa e Mbretit, Barça në gjysmëfinale përballë Realit

Kupa e Mbretit, Barça në gjysmëfinale përballë Realit

kupaKupa e Mbretit, Barça në gjysmëfinale përballë RealitBarcelona vuan por ne fund arrin te marrë nje kualifikim te pabesueshem perballe Malagas në një ndeshje me përmbysje dhe kundërpërmbysje që rezultoi po aq e vështirë sac pritej për blaugranat që dhe një javë më parë kishin vuajtur pa fund për të nxjerrë jashtë andaluzianët, që mbahen deri në fund përballë skuadrës së Vilanovës, që zgjidh gjithcka në fund.

Ndeshja nisi mirë për Barçën, që e etur nga dëshira për një tjetër el klasiko në gjysmëfinale kaloi përpara me pedrno në minutën e 8-të por përgjigja e malagas nuk vonoi me Joaquin ne minute e 12-te. Gjithsesi Barcelona gjeti forca dhe ne minutën e 49-të, u kthye përpara me pique që i dedikoi golin djalit të tij Milan Pique Mebarak.

 

Malaga nuk është një nga ato skuadra që dorëzohen lehtë dhe për pasojë Santa Cruz barazoi në të 68-tën. Me këto shifra ndeshja ishte në shtesë, por ai që theu akullin dhe i dha kualifikimin Barcelones ishte Iniesta ne minute e 86-te, perpara se ne tabelen e shenuesve te la rosaledas te perfundonte dhe Messi qe shenoi golin e 4-2 qe vulosi kualifikimin blaugrana qe prenotojne tashme Realin ne gjysmëfinale. Ne gjysmëfinale u kualifikua dhe Atletiko Madrid qe barazoi 1-1 me Betisin, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e pare.