161883

Kupa e Anglisë, Junaited fiton me rezervat

Ëndrra e skuadrës modeste të Aldershot Taunit, për të kaluar në raundin e katërt të kupës së Ligës në futbollin anglez, është shuar këtë mesjavë. 

Ekipi që militon në Ligën e Dytë, u mund thellë me shifrat 3-0 nga Mancester Junaitid, që kishte në fushë një formacion rezervash, si ndëshkim për titullarët që u turpëruan 6-1 në derbin me Sitin.

Golat e pjesës së parë nga sulmuesit Dimitar Berbatov dhe Majkëll Ouen nënvizuan dominimin e miqve, si dhe paralajmëruan skualikimin për Aldershotin. Bullgari zhbllokoi rezultatin pas cerekorës së parë të lojës pas një kombinimi të bukur me Park dhe Klevërli. 4 minuta nga pushimi, Ouen mundi portierin Uorner duke cuar rezultatin në 2-0.

Për t’i vënë kapakun fitores së Djajve të Kuq, mendoi mesfushori Antonio Valencia me një gol fantastik, që harroi disi zhgënjimin e Ferguson në derbin e humbur me shifrat tenistike 6-1 të dielën.