Kuotat për çdo degë. Drejtësia, 200 më pak

Kuotat për çdo degë. Drejtësia, 200 më pak

Në të 11 programet e studimit në gjithë universitetet e vendit do të pranohen plotë 23534 studentë.

Qeveria ka miratuar dje kuotat e pranimit per cdo dege ne universitete, ne baze te te cilave te interesuarit mund te bejne vete llogarite per shanset qe do te kene per pranim.

Dje gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha deklaroi se kete vit pranohen në universitete 3 herë më shumë studentë në programin e shkencave të informacionit dhe teknologjisë së lartë. “Kjo rritje është e domosdoshme në kuadrin e ndërtimit të Shqipërisë dixhitale”, theksoi Berisha.

Por, reduktime në disa programe studimi, sidomos në ato më të kërkuarat ka. Gjatë muajit mars dekanë të të gjitha fakulteteve në vend i propozuan qeverisë numrin e studentëve që ata kishin mundësi të regjistronin për vitin akademik 2010-2011.

Në këtë listë binte në sy reduktimi i pranimeve në fakultetin e Drejtësisë, i cili kërkonte vetëm 700 studentë në programin e vitit të parë. Përkundrejt kësaj kërkese të fakultetit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar pranimin e vetëm 500 studentëve.

Lidhur me tarifat e shkollimit, kreu i qeverisë siguroi studentët e ardhshëm se ato nuk do të rriten, duke deklaruar paraprakisht se do të organizohen një seri diskutimesh dhe debatesh, me drejtues të universiteteve, për mekanizmin financiar të universiteteve, ku do të vendoset se cila do të jetë rruga e financimit.