Lajme.Org » Kulturë

Zake Prelvukaj identifikon 100 artistët e parë kosovarë për muze
Piktorja Zake Prelvukaj ka nisur punën për grumbullimin e gjësendeve të artistëve të Kosovës, që do t’i bëjë bashkë në një muze.

Deri tashti ka bërë një listë me 97 artistë të të gjitha fushave të artit në Kosovë, e shpreson që lista së paku të trefishohet.

Ambiciet i ka për një objekt me 500 dhoma, ku secili do ta kishte të veten. Aktorja Katarina Josipi, kompozitori Rexho Mulliqi, aktori e kantautori Muharrem Qena e piktori Muslim Mulliqi, janë ndër të parët për “dhomat” e të cilëve Prelvukaj ka nisur të mbledhë gjësende.

Si ide piktorja e ka nisur qysh në vitin 2007. E prej tash ajo i ka dhënë vetes edhe një dekadë kohë që ta përfundojë këtë projekt. Nëse nuk mundet, thotë se do t’ia lërë trashëgim dikujt tjetër. Prelvukaj ka dhënë detaje të idesë së saj, të cilën po e qet në letër.

“Jam duke ndarë specifikat, për aktorë, muzikantë, piktorë, skulptorë e promovues të tjerë të kulturës. Jam duke mbledhur materiale në terren”, ka thënë Prelvukaj. “Momentalisht jam duke mbledhur material për dhomën e Katarina Josipit dhe të Rexho Mulliqit. Me gjithçka që ka mbetur për ta, fotografitë dhe videot, me enterierin e atyre viteve, diçka nga gardëroba e shumë të tjera”, ka shtuar ajo.

Gjësendet personale atyre që do të zënë vend në shtëpinë e përbashkët të artistëve – parfumi, pena, kostumi dhe shumë më shumë – janë ato që sipas Prelvukajt do të  “ngjallin” emrat e atyre që do të bëhen bashkë në “shtëpinë e artistëve”.

Pjesë e këtij projekti të Prelvukajt kanë qenë edhe fotografitë e 24 artistëve që ajo kishte vendosur në muret e objektit të Ministrisë së Kulturës. Dymbëdhjetë të parët aty i kishte vendosur në vitin 2007, e tash Prelvukaj thotë se ka dashur të “provokojë” publikun.

Prelvukaj ka thënë se ka ndërmend që të angazhojë deri në 50 veta, që do të merren me hulumtimin dhe grumbullimin e gjësendeve të artistëve. E për krejt këtë muhabet, Prelvukaj e di se i duhen shumë para. Por thotë se nuk mund të kushtojë më shumë se sa një hotel me po aq dhoma. Ende nuk është vënë në gjah për fonde për realizimin e idesë së saj.

“Eposi i kreshnikëve” drejt UNESCO-s
Institucioni më i lartë i kulturës në vend do ta mbështesë me vetëm 15 mijë euro projektin që do t’i adresohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Me këtë shumë, Ministria e Kulturës synon të japë shtytje për kompletimin e dosjes së dytë për prezantimin e “Eposit të kreshnikëve” në këtë organizatë.

Puna për kompletimin e dosjes ka kohë që ka mbetur peng i mjeteve financiare. Gjatë vitit 2011 nuk është punuar asgjë për projektin e paraqitur si të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zymer Neziri, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i cili ka iniciuar këtë projekt, ka thënë se nuk do të dëshironte që edhe ky vit të shkonte huq për shkak të zvarritjes së procesit që kënga epike shqiptare të futet në listën e trashëgimisë botërore. Për këtë ai është takuar me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, por nuk ka marrë ndonjë premtim konkret.

“Nuk na kanë premtuar asgjë si shumë konkrete, por më kanë thënë se do ta kenë parasysh. Mundësitë nuk janë të shteruara, por as shumë premtuese”, ka thënë Neziri, derisa ka përsëritur punët që kanë mbetur të papërfunduara për dosjen e dytë.

“Viti 2011 u mbyll pa asgjë, pasi as Ministria e as Qeveria nuk morën masa konkrete. Kemi mbetur te dokumentari dhe realizimi i monografisë për të vazhduar me procedurat e tjera”, ka thënë Neziri.

Ani pse iniciatori i projektit ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës, Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë politik i ministrit Memli Krasniqi, i ka thënë gazetës se MKRS-ja do ta përkrahë me 15 mijë euro realizimin e dokumentarit që është pjesë e dosjes së dytë të “Eposit të kreshnikëve” në rrugën drejt UNESCO-s.

“Ministri është takuar me profesorin Neziri dhe ka biseduar për ‘Eposin e kreshnikëve’. Në bazë të kërkesës së tij, ministri i ka premtuar që do ta financojë me 15 mijë euro realizimin e dokumentarit”, ka thënë Haxhijaj, pa dhënë përgjigje se kur këto mjete do të derdhen në xhirollogarinë e projektit.

Në anën tjetër Neziri- i cili ishte emëruar kryesues i komisionit në përbërje të Shaban Sinanit nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe akademik Vasil Toles – ka thënë se nuk do të heqë dorë nga rruga drejt UNESCO-s, pavarësisht që ky projekt nuk po përkrahet financiarisht nga institucionet.

“Nuk do të heq dorë, sepse është investim i madh kohor, vullnet dhe dëshirë. Arsyetimet ekzistojnë gjithmonë, edhe pse besoj që ka pasur mundësi të gjenden mjete”, ka thënë Neziri.

Neziri së fundi ka marrë lajme të mira nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, e cila e ka konfirmuar mbështetjen për një tjetër projekt që ndërlidhet me ‘Eposin e kreshnikëve’.

“Ministria ka miratuar një tjetër projekt që ka të bëjë me Eposin, me të cilin do të hulumtohet gjendja e tij në pesë vende të Ballkanit, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë”, ka thënë Neziri.

Duke thënë se MASHT-i këtë projekt e ka mbështetur me 58 mijë euro, Neziri është shprehur i bindur që projekti i tij i dytë do t’i kontribuojë edhe futjes së “Eposit të kreshnikëve” në UNESCO.

“Megjithëse është i ndarë prej këtij projekti, ky do të jetë në favor të futjes së “Eposit të kreshnikëve” në UNESCO, sidomos për dokumentarin”, ka thënë ai.

Projekti për futjen e “Eposit të kreshnikëve” nën “ombrellën” e UNESCO-s ka nisur si projekt i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë. Në janar të vitit 2010, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ishte formuar komisioni qeveritar i Republikës së Kosovës për kompletimin e dosjes. Por vitin e kaluar, ende pa u finalizuar projekti i parë për futjen e “Eposit…” nën mbrojtje të UNESCO-s, Komiteti i Trashëgimisë Shpirtërore në Shqipëri kishte marrë një nismë të re. Ky komitet kishte ngritur grupin punues për futjen e “Eposit të kreshnikëve” në listën e UNESCO-s si trashëgimi shpirtërore në rrezik.

Derisa Neziri e kishte quajtur nismë paralele iniciativën e Komitetit të Trashëgimisë Shpirtërore në Shqipëri, akademik Vasil Tole kishte deklaruar se bëhej fjalë për dy lista të ndryshme.

“Ajo që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë duke ngritur grupin punues për regjistrimin e Eposit bëhet fjalë për regjistrimin e tij në listën e dukurive shpirtërore, kurse nisma e Shqipërisë ka të bëjë me regjistrimin në listën e dukurive që kanë nevojë urgjente për mbrojtje”, kishte shpjeguar Tole.

I kontaktuar nga gazeta të mërkurën ai nuk ka dashur të japë detaje për rrjedhën e këtij projekti.

“Eposi i kreshnikëve” (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Në qendër të këtij eposi janë Muja e Halili.

Revista “Middle East” shpërblen karikaturën e artistit nga Kosova
Gjurmët e luftës mund të përdoren për të ndërtuar paqen. Metalet e tankeve mund të bashkohen për të krijuar ura që lidhin popujt.

Mbi këtë ide, artisti kosovar Mentor Berisha ka realizuar karikaturën, me të cilën ka dalë fitues i garës ndërkombëtare të karikaturës, të organizuar nga revista  “The Middle East Magazine”.

Karikatura e Berishës është nderuar me çmimin e parë dhe është botuar në numrin e ri të revistës londineze.

“The Middle East” është një revistë që i jep lexuesit anekënd botës një pasqyrë komentesh të ekspertëve lidhur me botën arabe. Temat që botohen në këtë revistë janë analiza politike, të rejat nga tregu financiar, intervista me liderë e biznesmenë kyç, por edhe art e kulturë të këtij rajoni. Gara “The Middle East – Cartoon Competition”, është organizuar për herë të parë dhe në konkursin e hapur në fund të vitit 2011, kanë garuar artistë nga e gjithë bota.

“Zhvillimet rajonale në Tunizi kanë ndikuar në rritje të madhe të numrit të karikaturistëve që të anashkalojnë gjuhën dhe t’i shprehin përmes artit barrierat. Kjo rritje shtyri që “Middle East” të lansojë një garë për të gjetur mendimin më përfaqësues për lexuesit tanë. Jemi krenarë të prezantojmë fituesin, veprën e Mentor Berishës”, ka shkruar revista në numrin e muajve janar-shkurt të botuar së fundi.

Për Berishën, çmimi që i është ndarë nga revista “The Middle East” është i një rëndësie të veçantë.

“Është e padiskutueshme që një çmim i tillë është i mirëpritur dhe në njëfarë forme më motivon për të vazhduar tutje”, ka thënë ai.

Berisha po ashtu ka zbërthyer idenë që ka trajtuar në karikaturën triumfuese të garës.

“Kjo vepër nuk ka titull, por, siç shihet, ka të bëjë me vetëdijesimin e njerëzve dhe shtron pyetje se pse të mos përdoren materialet e pjesët e mbetura nga lufta për të krijuar ura të reja”, ka shpjeguar ai.

Ani pse ka dalë triumfues i “Middle East Magazine – Cartoon Competition”, Berisha ka pranuar se e ka ndier peshën e konkurrencës.

“Ka pasur konkurrencë të madhe ndërkombëtare dhe në këtë garë kanë konkurruar emra të njohur të karikaturës”, ka thënë ai.

Mentor Berisha ka përfunduar studimet master për pikturë në Universitetin e Prishtinës. Puna e tij është përfshirë në disa ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ka qenë pjesëmarrës në festivale të karikaturës që janë mbajtur në Kosovë, Argjentinë, Iran, Turqi, Gjermani, Rumani, Spanjë dhe Itali. Në festivalin ndërkombëtar të Argjentinës “Compettion of Social Illustration” është nderuar me dy diploma. Karikaturat e tij janë prezantuar në gara si “International Graphic Humour Contest” në Spanjë në vitin 2011, “Tehran International Cartoon Biennal”, në Iran më 2011, “The Fdhr International Cartoon Contest” më 2012 etj. Ai është kreator i disa filmave të animuar që janë shfaqur në festivale në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër. Ndër to “Molla e kuqe” me tri vëllime.

Shuhet regjisori Theo Angelopoulos
I përshkruar si person me sjellje të butë, por shpesh edhe i pakompromis, Angelopoulos shpeshherë ka thënë se filmat e tij të ngadalshëm në shumicën e rasteve shtjellojnë çështje të turbulencave historike të Greqisë, duke përfshirë luftën, imigrimet dhe politikën.

Angelopoulos shumicën e kohës ka bërë për vete audiencës “artdashëse shtëpiake”, duke bashkëpunuar me aktorë të formuar si Marcello Mastroianni dhe Jeanne Moreau në dy nga filmat e tij më të përfolur “The Bee Keeper” dhe “The Suspended Stride of the Stalk”.

Peizazhet e zymta, ritmi i ngadalshëm i redaktimit dhe skenat e gjata pa dialogë, kanë qenë ato që i kanë karakterizuar filmat e Angelopoulos dhe jo gjithherë i kanë kënaqur kritikët ose adhuruesit e filmit. “Ka një tundim që jep ‘Ulysses’ Gaze’ që është e mira e dyshimit: të lavdërohet për vizionin e tij dhe guximin e tij”, kishte shkruar amerikani Roger Ebert për filmin “Ulysses’s Gaze”.

Në një intervistë të rrallë që ka dhënë vitin e kaluar, Angelopoulos ka thënë se filmi i tij i radhës do t’i kushtohet krizës së madhe financiare të Greqisë dhe publikisht i kishte ftuar rivalët politikë që të punonin së bashku që të krijonin lehtësi për vështirësitë me të cilat përballen shumë grekë.

“Vazhdoj të mbetem i majtë në konfuzion total”, ka thënë ai për televizionin “NET” në intervistën e dhënë disa muaj para se dy partitë më të mëdha rivale të vendit të tij të binin dakord për koalicion qeveritar.

“Kjo është një situatë emergjente. Duhet ta kuptojmë këtë. Kështu që duhet të dimë se çka të ndërmarrim. Kjo është lutja ime”, kishte thënë ai. “Kam frikë se çka do të sjellë e nesërmja”.

“Kaseta e Dasmës” ftohet në tre festivale ndërkombëtare
Kaseta e Dasmës” do të jetë në konkurrencë ndërkombëtare në Regensburg Short Film Festival, Landshuter Short Film Festival dhe Friburg Film Festival.

Filmi është një tregim për një mashkull, që është gati për të ikur nga Kosova në Gjermani nëpërmjet një dasme të falsifikuar, mirëpo në fund vendos të ndalet.

Filmi devijon nga portretizimi i zakonshëm të martesës së aranzhuar, duke e shndërruar atë në një arsyeje për të dashur vendlindjen, kulturën dhe popullin.

Filmi është xhiruar në janar të vitit 2011, me ekipe filmike nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria, me aktorët kryesor Astrit Kabashi, Yllka Gashi, Fatmir Spahiu, Çun Lajçi etj.

“Kaseta e Dasmës”, me regji dhe skenar të Ariel Shaban, e përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, me produksion të Qendra Production nga Kosova dhe Detail Film nga Gjermania. Filmi ka pasur mbështetje gjithashtu edhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /Koha/

Çmimi “Pena e Flakës” Ali Podrimes e Nikolla Spatharit
Çmimin e orës së madhe letrare “Pena e Flakës”, që është një nga pesë shtyllat kryesore të manifestimit tradicional kulturor “Flaka e Janarit 2012”, mbajtur në Gjilan, iu nda dy poetëve, Ali Podrimes e Nikolla Spatharit, për poezinë më të mirë të lexuar në këtë manifestim, ku u paraqitën mbi 30 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.

Çmimin për poezinë më të mirë të lexuar e ndau juria në përbërje: Haxhi Vokshi, Albinë Idrizi e Prend Buzhala.

Në kuadër të këtij aktiviteti, juria e konkursit anonim letrar “Flaka e Janarit 2012”, në përbërje: Musa Ramadani, Sabile Keqmezi – Basha e Xhevat Latifi, publikoi edhe fituesit e konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër.

Xhevat Latifi, në emër të jurisë, tha se juria vendosi me unanimitet, që të jepen të gjitha shpërblimet.  Për poezi vendi i parë i takoi poezisë, Poetika e syve – shifra “Lolita”, vendi i dytë, Fluturat në gji – shifra “Peshqit’, dhe vendi i tretë dy poezi, Zogjtë urbanë – shifra “Arkitekturë e re” dhe poezia, Shën e premtja – shifra “E premte”.

Për tregim juria vendin e parë i ndau tregimit, Mea culpa – shifra “Liqeni”, vendi i dytë tregimit, Lot pa rrugë – “Parajsa”, dhe vendin e tretë tregimit, Sahaea- shifra “Didaktika”.

Gjatë këtij aktiviteti u mbajt takimi letrar kushtuar portretit krijues të Jusuf Gërvallës, në 30-vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës, ku me referimet e tyre u paraqiten Nazmi Rrahmani shkrimtar dhe botues, Prend Buzhala poet dhe kritik letrar, Flamur Maloku poet dhe kritik letrar, Nexhat Rexha, poet dhe kritik letrar, Rexhep Munishi muzikolog, Tahir Arifi kritik letrar, Imer Topanica poet dhe kritik letrar, derisa poezi për dhe të Jusuf Gërvallës i deklamuan: Ramadan Kurti, aktor i Teatrit të Qytetit, Linditë Ramushi, poete dhe aktori e regjisori Llesh Nikolla.

Ndryshe, pas më shumë se dy javë aktivitetesh të ndryshme kulturore, të mbajtura në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2012”, i cili mbahet në kujtim dhe nderim të atyre që ranë gjatë janarëve të historisë, me këtë orë letrare dhe komunikimin e rezultateve të konkursit letrar, iu hap rruga edhe shtyllë së katërtë, asaj muzikore, “Fest Flaka”, me çka edhe do të përmbyllet ky manifestim me 26 janar.

“Andrra” dhe “Dialogu i Ballkanit” në Venecie
“Identitete të fshehura dhe të ndaluara”, është tema që ka përzgjedhur edicioni i parë i Festivalit ndërkombëtar për videoart, i cili do t’i hapë dyert për pesë ditë rresht në Venecie të Italisë. Festivali i organizuar nga “International ArtExpo”, një grup i pavarur artistësh, nis më 15 shkurt.

Në mesin e shumë artistëve të përzgjedhur ndërkombëtarë nga Kosova marrin pjesë tre artistë. Majlinda Kelmendi me videoartin “Dialogu i Ballkanit” dhe Adem Rusinovci e Orhan Kërkezi me videoartin “Andrra”.

Rusinovci dhe Kërkezi në veprën e tyre përthekojnë ëndrrën e një vajze që zgjat 126 hapa. Ajo e gjen veten në një banjë, ku kupton se nuk ka lidhje me realitetin.

“Loja në një galeri diku në Kosovë, çuditërisht në Evropë!

Makth i një shoqërie të getoizuar, që papengueshëm e kapërcen civilizimin tonë, kalon në një botë krejt ireale, në një botë magjike! Megjithatë, skeleti që mbetet brenda është andërr…Andërr e gjatë 126 hapa”, ka thënë Rusinovci, teksa ka cituar konceptin e veprës që ka realizuar me bashkëpunëtorin e tij.

“Ëndërroje jetën, pastaj jetoje ëndrrën”, është mesazhi që ata përcjellin me veprën e tyre.

Pikëpyetje të shumta fshihen edhe pas punimit të videoartit të Majlinda Kelmendit. “Dialogu i Ballkanit”, sipas Kelmendit, ngërthen në vete një mori pyetjesh, që pretendojnë të formulojnë një koncept, i cili prek drejtpërdrejt çështjen aktuale në Kosovë.

“Cila është politika e Ballkanit,  si funksionon simetria e ngjarjeve, kërkesave dhe fenomeneve, personalitete që tregojnë histori si një tregim i paqartë duke bërë spekulime enigmatike me thonjëza dhe kllapa duke kaluar të gjithë parametrat e vlefshëm,  çështje të pazgjidhura, konfliktuoze, përpjekje, bisedime, kufijtë, territoret, politikat, negociatat, kontakte “miqësore”, arsyetime dhe jo zgjidhje”, janë çështjet që prek Kelmendi. Por jo vetëm kaq.

Festivali ka karakter garues.  Çmimi kryesor dhe i vetëm kap shumën prej 25 mijë eurosh. Puna e artistëve bashkëkohorë ndërkombëtarë është përzgjedhje e jurisë profesionale, e cila është fokusuar në konceptin kryesor që ka të bëjë me “identitete të fshehura dhe  të ndaluara”. Kuratorët e ekspozitës, e cila do të udhëtojë nëpër Venecie, janë Luca Curci, Elis Saint e  Juste Gluckstein.

Ndërron jetë James Farentino
Aktori amerikan, James Farentino, i cili ka luajtur në dhjetëra filma dhe seriale televizive, ka ndërruar jetë në një spital në Los Angeles, në moshë 73 vjeçare.

Zëdhënësi i familjes së tij ka bërë të ditur se Farentino ka ndërruar jetë nga infarkti në zemër pas një sëmundjeje të gjatë.

Sa i përket karrierës së tij, përmendim filmin “The Final Countdown”, ku ka luajtur krahas Kirk Douglas dhe Martin Sheen. Në vitin 1967, Farentino fitoi Globin e Artë për performancën në komedinë “The Pad and How to Use It”.

Ai ka luajtur në serialet e suksesshme televizive, si “Dynasty” dhe “Melrose Place”, pastaj “The Bold Ones: The Lawyers” dhe “ER” (krahas George Clooneyt).

James Farentino ka lindur në Brooklyn në vitin 1938, ka qenë katër herë i martuar dhe ka lënë pas dy djem.

Ana tjetër e artistit disident
Një film i ri dokumentar ofron një paraqitje të shkurtër të jetës së artistit disident kinez, Ai Weiwei, duke e pasqyruar si njeri kreativ, të guximshëm, por edhe njeri të përulur që u bë më i kujdesshëm pasi u mbajt me 81 ditë paraburgim nga qeveria kineze më 2011.

“Ai Weiwei: Never Sorry”, i cili është dhënë premierë të dielën mbrëma në Festivalin e Filmit në Sundance, përfshin intervista me artistë e aktivistë të njohur kinezë dhe njerëz që e kanë rrethuar Ai gjatë jetës së tij.

Po ashtu dokumentari përfshin pamje të prekshme, duke shfaqur lotët e nënës së tij të brengosur për sigurinë e djalit, artistin duke luajtur me djalin e tij të vogël dhe vë në dritë projektet e tij që i kishte realizuar si kundërpërgjigje për tërmetin e vitit 2008.

Ai Weiwei – i cili në tetor është shpallur nga revista britanike “Art Review” si artisti më i fuqishëm në botë – para se të dënohej ka dhënë intervista të shpeshta, por jo edhe pas lirimit nga burgu.

“Artisti 54-vjeçar kishte shprehur dëshirën që të jetë i pranishëm në Festivalin e Sundances me rastin e shfaqjes së filmit por është ndier se vetëm do të shkaktojë më shumë probleme”, i ka thënë audiencës Alison Klayman, regjisorja që ka realizuar dokumentarin. Pas premierës, audienca e mbledhur në Park City në Utah e ka duartrokitur me ovacione filmin. Ai Weiwei është bërë simbol i goditjes së Kinës në artistët disidentë pas zhdukjes dhe paraburgimit sekret, për shkak të betejës me autoritetet kineze që shkaktuan një protestë të madhe. Në nëntor të vitit të kaluar ai ka paguar dëm prej 1,3 milion dollarësh për akuza lidhur me taksat, të cilat ai i kishte mohuar. Klayman kishte kaluar disa vjet duke bërë kronologji të veprimtarisë së tij dhe i ka thënë audiencës se ajo besonte që ndalimi i artistit, që u bë një pikë bashkimi për fjalën e lirë të Kinës dhe lëvizjeve të tjera e kanë ndryshuar atë.

“Artisti kinez ka pasur një ndryshim absolut. Mendoj se kjo vërehet para dhe pas burgosjes së tij”, ka thënë ajo. “Gjëja më interesante është se ai po ndryshon konstant, gjithmonë e ka bërë këtë, kështu që nuk e di se ku do të përfundojë”, ka shtar ajo.

Filmi i ofron audiencës disa fragmente nga fëmijëria, familja, jeta e përditshme e artistit, shumicën e së cilës e kaloi në New York. Po ashtu filmi jep arsyet pse ai ka kritikuar Qeverinë kineze, përmes veprave të shumta bashkëkohore.

“Nëse nuk veproni, rreziku bëhet më i fortë”, thotë Ai, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në disajnimin e stadiumit “Bird’s Nest” që është shfrytëzuar për Olimpiadën e vitit 2008 të mbajtur në Pekin, dhe ka disa instalacione në disa nga muzetë më të njohur në botë, duke përfshirë edhe “Tate Modern Gallery” të Londrës.

“Never Sorry” pasqyron përpjekjet e tij për të mbledhur dhe renditur më shumë se pesë mijë emra studentësh që kanë vdekur nga tërmeti në Sichuan. Por, nga ana tjetër, dokumentari e tregon anën tjetër të artistit, si një baba i dashur dhe stoik, i cili vuan mungesën familjare për shkak të artit dhe aktivizimit. “Nuk mund të fle asnjë natë”, thotë nëna e tij, Gao Ying, derisa loton për shkak se brengoset që nuk do ta shohë edhe një herë djalin e saj. “Do të durojmë sa të mundemi” i përgjigjet ai butësisht, para se në një skenë tjetër ta quajë veten “optimist i përjetshëm”.

Klayman, e cila dyshon se do të mund të ketë shfaqje publike të dokumentarit të saj në Kinë, i ka thënë audiencës se është e qartë se të qenit baba ka ndryshuar jetën e artistit, sikurse edhe paraburgimi.

“Ai duket se është bërë më i kujdesshëm pasi është bërë baba”, ka thënë ajo.

Dasma çame përloti publikun
“Kjo është dasma ime, dasma e djalit tim, dritës së sirit tim. U arratisëm kah sitë këmbët…mua më dëbuan nga toka ime se unë jam çam. Djalin ma vranë ditën e dasmës.

Nuk bënte gjë të keqe, martohej i ziu. Çamëve iu ndalua kënaqësia. Djalin ma vranë se ishte çam, nusen ma vranë se ishte çame, gruan, fëmijët, nuk bënin gjë të keqe poi shin çam…

Nuk janë vrarë e as prerë, por kanë dasëm si atëherë. Le të mari fjala nam se nga varri u çua një çam. Çohu bir, çohu evlad, se nuk ke gjak në kokë por karafila e bozilok. Çohu birë se kësaj herë, kanë ardhur dasmorë të tjerë. Të ka ardhë vëllai nga Presheva, Struga, Podujeva…Kësaj radhe janë betuar në Gjakovë, Vlorë, Tropojë, Shkup e Mitrovicë…Çohu moj flutur, se në varr nuk dukesh e bukur. Çohuni more dhe kërceni, se në Çamëri dasëm kemi”- është monologue, që përloti gati gjithë të pranishmit, që ndoqën shfaqjen e trupës në sallën e “Poshka Teatrit”.

Ishin emocione që nuk përballoheshin dot, dhe loti ishte ai që mjegullonte syrin dhe zbulonte emocionet, përshkruan INA. Ishte monolog që thellë preku ndjenjat dhe trazoi shpirtin e çdo shqiptari që e dëgjoi këtë monolog, e në veçanti delegacionin e çamëve, që rikujtuan këto histori të hidhura.

Para se të fillojë shfaqja, regjisorja Olsa Poshka, duke përshëndetur praninë e delegacionit disaantarësh çam, mes tjerash theksoi: “Këtë vit shënojmë 100 vite të shtetit shqiptar, shtet për disa i drejtë e për disa i padrejtë. Pavarësi që trijumfon për shumë zemra shqiptare, por që, asnjë shqiptar nuk u kërkoj falje publike çamëve pos Ismail Kadaresë. Më lejoni që të përshëndes praninë e Nijazi Kosovrastit, kryetar i Këshillit Bashkiat të Tiranës, që ka ardhur së bashku me Ardijan Canaj kryetar i Shoqatës “Çamëria” dhe presidentin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDIU)-u shpreh Olsa Poshka.

Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Tahir Muhedini, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi: “Është një rast veçantë që sonte jemi këtu, një grup i komunitetit çam, për të pa këtë pjesë skenike, që pasqyron një pjesë të tragjedisë çame që u masakruan e u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore. Kjo pjesë teatrore, flet se edhe Struga e ndien çështjen e pazgjidhur çame”.

Çohuni, buzëqeshni mos rrini shtrirë, se kënga jonë nuk ndalet, dasmat tona nuk ndalen, dasma do të ketë, lindje e vazhdimësi do të ketë, çohuni, buzëqeshni mos rrini, se prap dasëm do të kemi kur do të këthehemi në Çamëri. Është ky një mesazh që del nga shfaqja “Shkësia”, e zhanrit të komedisë që mbaron me tragjedi dhe thellë prekë ndjenjat e spektatorit nga mesazhi shumë i fuqishëm në fund të shfaqes, që  rikujton një të kaluar tragjike të çamëve dhe Çamërisë.

Komedinë “Shkësia”, e autores Olsa Poshka, përmes një loje skenike të grupit të përzgjedhur aktorësh,  edhe pse amator,  në mënyrë të shkëlqyer prezantoi historinë e martesës, apo martesave tradicionale,  bazuar dhe motivuar nga koha e kaluar, por me një qasje dhe trajtim krejtësisht ndryshe; me një kombinim dhe lidhshmëri ndërmjet të kaluarës dhe të sotmes. Kjo më së miri vërehet në trajtimin dhe realizimin konkret, ku Olsa Poshka, me mjeshtri shtrinë komedinë duke mos shkëputur kohën, me një kontinuitet, lidhshmëri dhe vazhdimësi nga ditët e Çajupit, deri në ditët e sotme. Në skenë krijohen situata dhe momente mjaft të pëlqyera  komike, pa humbur dhe zbehur  nivelin dhe karakterin e shfaqjes dhe personazheve, që në masë të madhe janë të njohura për opinionin dhe publikun nga vetë vepra e Çajupit. Mirëpo, kësaj here, ishte pasuruar dhe fisnikëruar me dialogje që kumbonin si margaritar të dialogjeve në skenë, me mjaft koreografi.

Olsa Poshka,  autore dhe regjisore (së bashku me Xhelo Poshkën), është shprehur se kjo komedi trajton në përgjithësi mentalitetin e shoqërisë ballkanase. Ngjarjet zhvillohen në kohë të shkuar, në fshat, e megjithatë, shumë nga situatat të sjellin në realitetin e sotëm modern. Në mënyrë paradoksale duket se shoqërisë tonë i duhet ende shumë punë që të meritojë avangardën në të cilën pretendon që është”.

Delegacioni çam dhe mysafirët nga Tetova, Shkupi etj, të rrethuar e mishëruar me  spektator strugan në sallën e “Poshka Teatrit” pas shumë situatave komike, që paraqiteshin në skenë, në interpretim të një trupe të harmonizuar, përjetoi një të papritur: pas lotëve të gëzimit, u përlotën për fatin tragjik të çamëve dhe të Çamërisë! “Dasma e Gjinos dhe Marigosë”, u shëndërrua në një masakër të paparë ndaj çamëve, për ti shfarosur duke mos lejuar vazhdimësi, këngë, martesa dhe lindje të reja. Megjithate, mesazhi i fuqishëm, “Çohu, buzëqesh mos rri shtrirë”,  ishte kushtrimi për tu këthyer në Çamëri, për të vazhduar jeta, kënga, vaji i fëmijës në vatrat e tyre shëkullore, që na kujton shumë histori të ngjashme. Këngën e ndalën, kënga u këndua, dasmën e ndalën, dasma u bë, vajin e fëmijës e ndalën, vaji i fëmijës edhe më fort po dëgjohet.  Këto pamje skenike, përlotën  publikun, që duartrokiti fortë trupën dhe realizuesit e shfaqjes, autoren dhe duetin regjisorial Olsa e Xheladin Poshka.

Në këtë shfaqe, interpretuan trupa në përbërje:  Dorian Leka,Gerta Lloga,Miranda Spaiu,Bledi Beqiri, Fatime Bojku, Leutrim Mamudi, Merita Vejseli, Eduard Lloga, Lutfie Mustafai, Eroll Prishtina, Amjet Isa, Parajsa Lata, Almira Halimi, Hazbije Kurtishi.

Për pjesën koreografike përkujdesur Besart Asani, ndërsa skenografia dhe kostumet  janë përzgjedhur nga  Besart Kolonja, muzika nga Agim Poshka, të cilët së bashku me duetin e regjisorëve Olsa dhe Xheladin Poshka, e sollën në skenë për publikun artëdahsës strugan dhe mysafirët e. Nderuar.

Shuhet këngëtarja Etta James
Në moshën 73 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur për zërin e saj ikonik në zhanrin ‘blues’, Etta James.

E famshme në vitet e 50-ta, Etta James sigurisht se u kujtohet lexuesve tanë më në moshë, pasi ishte pikërisht zëri i James në këngët hite “The Ëallfloëer” dhe “At Last” ato që inspiruan dhe suksesin e artistëve si The Doors dhe Mariah Carey.

James vdiq për shkak të leukemisë në spitalin e Kalifornisë e rrethuar nga familjarët.

Libri “Rugova i Letërsisë” hap botimet e Fondacionit “Ibrahim Rugova”
Fondacioni “Ibrahim Rugova” i LDK-së ka nxjerrë librin e parë, të titulluar “Rugova i letërsisë”, që i takon Kolanës së Kulturës.

“Rugova i letërsisë” është një përzgjedhje e studimeve për veprën letrare të Ibrahim Rugovës dhe është përgatitur nga: Kujtim M. Shala, Dhurata Shehri, Munish Hyseni dhe Albanë Mehmetaj.

Në këtë përzgjedhje janë përfshirë tekste nga këta autorë: Át Zef Pllumi, Gjergj Zheji, Ali Aliu, Mensur Raifi, Teki Dërvishi, Anton Nikë Berisha, Rexhep Ismajli, Muhamedin Kullashi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Shaban Sinani, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, Munish Hyseni, Mark Marku, Agron Tufa, Vehbi Miftari, Xhavit Beqiri, Kujtim M. Shala, Nysret Krasniqi dhe Albanë Mehmetaj.

Ky libër synon të japë portretin e dijetarit Ibrahim Rugova, në trajtën Rugova i lexuar. Është ky portreti i dijetarit të madh, i shkrimtarit Ibrahim Rugova, në prerjen e shpejtë me diskursin dhe me sjelljen e tij politeane.

Vetë titulli i këtij libri shenjon shkrimtarin Ibrahim Rugova, mendimtarin, përballë Rugovës politikan e prijës, gjë që thekson edhe një herë mendimin se edhe rrënjët e pikëpamjeve e të veprimit politik të Rugovës janë kul­turore, prandaj së pari duhet të gjurmohen e të lexohen në veprën letrare të tij.

Tekstet e zgjedhura, siç shihet, janë të autorëve të brezave të ndryshëm, nga bashkëkohësit, te pasuesit e studiuesit më të rinj të Rugovës, të shkruara për gjallje e pas shkuarjes së tij dhe, së bashku, japin shekullin e lexi­mit të veprës së Rugovës.

“Rugova i letërsisë” është strukturuar në pesë tërësi tipologjike, nga të cilat, e fundit, e titulluar “Bibliografia”, dësh­mon se tekstet e përfshira në këtë libër janë disa nga leximet e Rugovës dhe fton, si edhe ky libër në tërësi, që leximi të shtrihet më tej në rrjetin që ka krijuar vepra e tij, pa harruar se faqet për të janë një hije veprës dhe se leximi autentik duhet të nis përherë nga vetë Rugova.

Tërësia e parë e librit, e titulluar “Memento”, jep shenjat e mëdha të portretit Ibrahim Rugovës, e dyta, “Dije­tari Rugova”, lidhet në studime përgjithësuse për veprën e Rugovës, e treta, “Vepra”, hap veprat e Rugovës me radhë, ndërsa e katërta, “Testamenti”, e provon dijen rugoviane si trashëgimi, mallin dhe kujtimin për autorin e madh.

Libri botohet gjashtë vjet pas shkuarjes së dijetarit Ibrahim Rugova dhe kap cepat e shekullit të leximit të këtij autori në kulturën shqiptare.

I tillë, “Rugova i letërsisë”, përpos një homazh për Rugovën, është një faqe e veprës së hapur me lexime, e veprës së madhe që ka projektuar vetë Rugova në çdo faqe që ka shkruar.

Duke pasur parasysh se brenda kopertinave të këtij libri nuk ndodhen të gjitha leximet që i janë bërë veprës së Rugovës deri më tash, figura Rugova i lexuar, vetëm sa shenjon kalimin te figura tjetër:Rugova i hapur. Po, vepra e madhe e Ibrahim Rugovës pret e hapur leximet e tjera dhe faqet që do t’i shtohen korpusit rugovian./koha/