Kulla me lego – 34 metra

Kulla me lego – 34 metra

Kulla me lego – 34 metraLibri i rekordeve Guiness ka regjistruar edhe një rekord interesantë.Ky rekord ka të bëjë me lodrat Lego, me të cilat kanë krijuar një kullë të lartë, hiq më pak se 34,4 metra.

Në ndërtimin e kësaj kulle të lartë prej tullave të lodrës kanë kontribuar shumë familje, të cilat kanë dhuruar Lego për këtë rekord. Gjitha këto tulla kanë arritur në Washington, atje ku më pas organizatorët i kanë kombinuar ato dhe e kanë ndërtuar kështjellën e lartë. Mësohet se janë përdor rreth 420 mijë tulla të legos, e që llogaritet se është mbi një ton.

Rreth 16000 fëmijë kanë kontribuar në këtë.
“Një fëmijë këtë nuk do ta bënte kurrë vetëm, por kur punohet së bashku, kjo arrihet”, tha Red Clay, njëri nga organizatorët. Ndryshe, këto lego më pas do t’i shpërndahen disa shkollave.