Kujdesi per lekuren, sipas grupit te gjakut

Kujdesi per lekuren, sipas grupit te gjakut

Kujdesi per lekuren, sipas grupit te gjakutPer bukurine e lekures ne mase te madhe pergjegjese eshte grupi i gjakut, e cila e percakton llojin tuaj dhe menyren e kudesit ndaj saj.

Eshte shume e vertete se llojeve te ndryshme te grupit te gjakut u nevojiten ushqime te ndryshme, por nuk eshte aspak e cuditshme se grupet e gjakut kane lidhje edhe me kujdesin, shendetin dhe bukurine e lekures.

Grupi A i gjakut
Femrat te cilat kane grupin A te gjakut kane lekure me pore te vogla, e cila me pak eshte e ekspozuar ndaj djersitjeve dhe nuk ka ashume yndyre. Preparate te shumta te kozmetikes mund te ndikojne ne stres dhe ne mbylljen e poreve. Ne pergjithesi, mund te thuhet se personat me grupin A te gjakut kane lekure dicka me te ftohte. Per kete lloj te lekures sugjerohet perdorimi i vajit te ullirit, sepse pikerisht vaji i ullirit posedon vitaminat qe kujdesen per kete lekure. Marre parasysh se personat qe kete grup gjaku kane temperature me te ulet te lekures, e kjo do te thote lekure me te shtrenguar, prandaj edhe sugjerohet te vishemi me rroba me te trasha, ne menyre qe lekura juaj te mos plaket shpejt.

Grupi B i gjakut
Personat me grupin B te gjakut kane lekure teper te ndjeshme, shkaku i faktoreve te jashtem dhe atyre te brendshem. Marre parasysh se metabolizmi i personave me kete grup gjaku eshte me i shpejte, ekziston mundesia qe lekura me lehte te behet e yndyrshme, keshtu qe per pastrimin e saj nevojiten preparate paksa me te thata. Shmangni sapunet me arome. Natyrisht qe sygjerohet edhe pilogu per fytyre, por le te jete i bute.

Grupi AB i gjakut
Lekura e personave me kete grup te gjakut pershtatet shume lehte me kushtet e ndryshme, sidomos me rrezet e forta te diellit. Ana negative e ketij lloji te lekures eshte se tregon shenja te pjekurise dhe te plakjes. Kur behet fjale per kujdesin ndaj lekures, duhet te mbeshteteni ne kozmetiken natyrale, perfshireedhe preparatet shtepiake. personat me kete grup te gjakut mund te kene telashe me qarkullimin, prandaj shpeshhere mund te duken te zbehte.

Grupi 0 i gjakut
Per keta persona qe deshirojne nje lekure te bukur e te bute duhet te flene mjaftueshem gjate nates. Nese ia dilni atehere nuk do te keni probleme me lekuren, si problemet me tharjen e saj. Perdorni krem te bute dhe xhel per pastrim. Perdorni krem dhe preparate te tjera te kozmetikes me faktorin mbrojtes, sepse ky lloj i lekures pike te dobet e ka mbrojtjen nga rrezet e demshme te diellit. Gjate stines se veres perdorni faktorin mbrojtes 20, ndersa gjate dimrit ate 10.