Kujdes mos e hani këtë peshk “Lagocephalus” mund të shkaktojë vdekje

Kujdes mos e hani këtë peshk “Lagocephalus” mund të shkaktojë vdekje

Kujdes mos e hani këtë peshk “Lagocephalus” mund të shkaktojë vdekjeBëhet fjalë për një lloj peshku që vjen nga brigjet e Oqeanit Indian, por që kohët e fundit po popullon edhe ujërat e Mesdheut dhe është pikasur në ujërat e deteve në Greqi dhe Itali.

“Oceanus Research Group” ka paralajmëruar për rrezikshmërinë e këtij peshku me përbërje të lartë toksike, i cili nëse konsumohet mund të shkaktojë vdekje.

Sipas specialistëve, peshku me origjinë nga Oqeani Indian është duke populluar detin Mesdhe, i ardhur mesa duket nga Kanali i Suezit.

Në vitin 2012 Lagocephalus është gjetur në brigjet e Izraelit ku janë regjistruar edhe rastet e helmimeve vdekjeprurëse, ndërsa në 2013 është sinjalizuar prania e tij në brigjet greke dhe italiane, si në Lampeduza, Palinuro, Monopoli dhe Messina.

Prania e toksinës në trupin e këtij lloj peshku mbetet aktive dhe nëse zien ose piqet konsumimi i tij mund të shkaktojë insuficencë respiratore dhe probleme në sistemin kardiovaskular duke çuar deri në vdekje. Duhet patur kujdes kur konsumojmë peshk, pasi shumë dyqane, restorante dhe njësi të tjera tregtare në Shqipëri, importojnë peshk nga Greqia dhe Italia.