Kufomë 500 vjeçare e ruajtur si e varrosur dje

Kufomë 500 vjeçare e ruajtur si e varrosur dje

Kufomë 500 vjeçare e ruajtur si e varrosur djeNjë trup femre e ruajtur në mënyrë të pazakonshme e varrosur para 500 vjetësh është zbuluar në një mal të Aregjentinës. Trupi i saj ishte aq i ruajtur mirë sa është vështirë të besosh se ajo vajzë ka vdekur para më shumë se 500 vjetëve.

Por më befasuese është se shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mësojnë sekretet për vdekjen e saj, duke analizuar flokët e vajzës.

Vajza inke, 13 vjeçare, kishte marrë mbidozë të alkoolit dhe gjethe të kokës, të cilat formojnë kokainën. Pastaj ishte lënë e ekspozuar në Ande si sakrificë për mbretin.

E njohur si Ice Maiden, ajo është njëra nga tre fëmijët e gjetur në varr të gurit në një mal në Argjentinë.

Vajza, më e madhja nga të tre, ishte gjetur me këmbë të kryqëzuara, ndërsa fëmijët ishin zbuluar në vitin 1999.

Ata besohet se janë sakrifikuar në një ceremoni të quajtur “capacocha”, një ritual përmes të cilit është rrënjosur frikë nga perandori i Inkës.

Analizat nga flokët e fëmijëve tregojnë se të tre ishin droguar dhe u kishin dhënë alkool për të nënshtruar ata pak muaj para se të vdisnin.

Doktori Andrew Wilson, nga Universiteti i Bradforditi, ka thënë, “Ne mendojmë se Maiden ishte zgjedhur për t`u sakrifikuar 12 muaj para vdekjes së saj, pas të cilës trajtimi i saj ka ndryshuar, që korrespondon me rritjen e madhe me konsumimin e kokës.

“Ajo ishte përfshirë në një seri të ritualeve, pasi konsumimi i kokainës dhe alkoolit është rritur vazhdimisht për të ndërtuar sakrificën e saj”, ka thënë doktori Wilson.

“Dy substancat ishin të kontrolluara dhe në atë kohë janë konsideruar si produkte elite”.