Hajredin-Kuci25

Kuçi: Kryeministri foli qartë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se është i qartë qëndrimi i kryeministrit Hashim Thaçi rreth marrëveshjes trepalëshe dhe çështjen e mandatit të presidentes Atifete Jahjaga.

“Kryeministri është deklaruar edhe me shkrim për këtë”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”, duke komentuar deklaratën e kreut të opozitës Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se kryeministri Thaçi duhet që të deklarohet qartë rreth këtyre çështjeve.

Ndërkohë, në fund të muajit korrik, kreu i ekzekutivit kishte lëshuar një deklaratë në të cilën theksonte se mbështeste vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila kishte vlerësuar se askush nuk mund ta detyronte Jahjagën që ta përmbushte mandatin e plotë pesëvjeçar.

Ndërsa, Mustafa i ka bërë thirrje presidentes Atifete Jahjaga që ta respektojë marrëveshjen dhe të japë dorëheqje në shtator, pas fuqizimit të ndryshimeve kushtetuese.