ku-ccedil-i-e-meucci-flasin-p-euml-r-drejt-euml-sin-euml_hd

Kuçi e Meucci flasin për drejtësinë

ku-ccedil-i-e-meucci-flasin-p-euml-r-drejt-euml-sin-euml_hdMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci, me ç’rast diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht në sistemin e drejtësisë.

Vëmendje i është kushtuar reformave në infrastrukturën ligjore, bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it si dhe bashkërendimin e aktiviteteve, procesin e liberalizimit të vizave dhe pallatin e drejtësisë.

Ministri Kuçi theksoi se, gjatë këtij mandati fokusi qendror do të jetë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe çështjet civile, andaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim në të gjitha fushat e drejtësisë me institucionet përkatëse dhe EULEX-in.

Edhe shefi i ri i EULEX-it, Meucci, është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur EULEX me Ministrinë e Drejtësisë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të Ligjit në Kosovë.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për vazhdimin e punës së Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit dhe përgatitjet për Dialogun e Strukturuar me BE, si aktivitete të rregullta ndër institucionale.