Kubica tek Renault deri në 2012-ën

Kubica tek Renault deri në 2012-ën

Robert Kubica ka zgjatur me 2 vjet, deri në 2012, kontratën e tij me Renault. Lajmin e ka bërë të ditur në një komunikatë skuderia franceze.

Piloti polak, 25 vjeç, ka fituar deri tani vetëm një Çmim të Madh, në Kanada në 2008-ën. Për këtë sezon ka rezultuar një herë i dyti (Australi) dhe një herë i treti në (Montecarlo). Kubica është aktualisht i gjashti në klasifikimin e kampionatit.

“Vendimi për të vazhduar me një skuadër në të cilën ndihem si në shtëpi, ishte i lehtë për t’u marrë”, është shprehur Kubica.