Ku qëndron lidhja me hekurit, hemoglobinës dhe rruazave të gjakut

Ku qëndron lidhja me hekurit, hemoglobinës dhe rruazave të gjakut

Ku qëndron lidhja me hekurit, hemoglobinës dhe rruazave të gjakutOrganizmi zgjohet me hekur nëpërmjet ushqimeve; duke u thithur prej sistemit tretës; pra, probleme mund të lindin si nga mungesa e marrjes, ashtu dhe e thithjes.

Hekuri është ndër elemente kryesore që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës, dhe mungesa e tij ndikon direkt në uljen e nivelit të saj. Organizmi zgjohet me hekur nëpërmjet ushqimeve; duke u thithur prej sistemit tretës; pra, probleme mund të lindin si nga mungesa e marrjes, ashtu dhe e thithjes.

Pjesa më e madhe e hekurit të marrë, depozitohet në palcën e kockave dhe shërben për prodhimin e rruazave të kuqe. Ajo që mbetet (rreth l0-20%) depozitohet si rezervë në mëlçi, shpretkë dhe palcën e kockave. Kjo depozitë shfrytëzohet në raste të veçanta: më e thjeshta, mungesa e përkohshme e hekurit në ushqimin e përditshëm ose gjendje urgjente të krijuara nga humbja e gjakut (hemorragjia).

Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe, që i jep gjakut ngjyrën e kuqe. Nga hemoglobina varet direkt transporti i oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit. Nëse ajo pakësohet; atëherë mungesën e oksigjenit do ta vuajnë shumë organe e sisteme të trupit, transmeton Telegrafi.

Rruazat e kuqe. E veçanta është se jeta e tyre është e shkurtër, mesatarisht 120 ditë; mandej shkatërrohen: kryesisht në mëlçi dhe në shpretkë, për t’u zëvendësuar me të reja të prodhuara në palcën e kockave. Eritrocitet kanë për funksion kryesor transportin e oksigjenit nga mushkëritë në drejtim të pjesëve të tjera të trupit dhe bartjen e gazit karbonik, prej tyre, në drejtim të mushkërive (ku bëhet shkëmbimi i gazeve).