Kryeministri Thaçi: U mbyllën stacionet paralele në veri, policët lëvizin lirshëm

Kryeministri Thaçi: U mbyllën stacionet paralele në veri, policët lëvizin lirshëm

Kryeministri Thaçi: U mbyllën stacionet paralele në veri, policët lëvizin lirshëmHashim Thaçi ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha pikat policore apo stacionet të strukturave paralele tani janë të mbyllur, pasi që diçka e tillë është konfirmuar dhe verifikuar edhe nga Policia e Kosovës dhe nga ajo e EULEX-it.

Ai ka theksuar se tash do të fillojë faza e rekrutimit individual të qytetarëve të asaj pjese që dëshirojnë të integrohen në Policinë e Kosovës.

Gjithashtu, kryeministri Thaçi ka thënë se në të njëjtën kohë është shumë me rëndësi vendimi i mospranimit të asnjë lënde në gjykatat në veri, ndërsa këto gjykata paralele do të mbyllen deri më 1 shtator.

“Tashmë lëvizja e lirë në veri ka shënuar progres. Policia dhe doganierët e Kosovës lëvizin lirshëm dhe shkojnë në Pikën 1 dhe 31, dhe me ekipet tjera ndihmëse. Ka filluar së implementuari në tërësi marrëveshja e menaxhimit të integruar të kufirit, që është standard evropian”, ka thënë kryeministri Thaçi, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Sipas tij, ka mbetur të punohet më tepër për eliminimin e plotë të të gjitha barrikadave, ndërsa kanë mbetur edhe dy të tilla që duhet të largohen. “Kjo do të ndodhë në konsultim të ngushtë edhe me komunitetin vendor por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shpjeguar Thaçi.

Kreu i Ekzekutivit e ka informuar kabinetin qeveritar se janë duke punuar maksimalisht me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe me komunitetin lokal për përgatitjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit.