Kryeministri Thaçi ia ofron Pacollit Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

Kryeministri Thaçi ia ofron Pacollit Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

Kryeministri Thaçi ia ofron Pacollit Ministrinë e Zhvillimit EkonomikPartia Demokratike e Kosovës (PDK) është pajtuar mbrëmjen e së enjtes që t’ia japë një ministri partnerit kryesor qeverisës, Koalicionit për Kosovë të Re (KKR). Është kjo Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Këtë e ka bërë pas kalimit të ministrit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku, nga PSD-ja në subjektin politik që drejton kryeministri Hashim Thaçi, PDK. PSD-ja ishte pjesë e KKR-së, koalicion në të cilin hisen më të madhe e ka AKR-ja e Behgjet Pacollit.

Pas këtij hapi KKR-ja ka kërcënuar me largim nga Qeveria, nëse Çeku nuk jep dorëheqjen nga pozita e ministrit, ose nëse PDK-ja nuk ia kompenson këtë me një ministri tjetër. Çeku ka refuzuar të dorëhiqet, ndërsa PDK-ja nuk ka folur akoma në kontekst të kërkesës së KKR-së.

Por, një burim i gazetës ka thënë të premten se kryeministri Thaçi ka ofruar këtë ministri gjatë “darkës së punës” që një natë më parë ka pasur me zyrtarë të lartë të KKR-së.

“Oferta është pranuar nga Pacolli, sepse ai është i interesuar të drejtojë resorët e ekonomisë. Por kanë mbetur edhe disa çështje të diskutohen. Marrëveshja do të formalizohet gjatë javës së ardhshme”, i ka thënë gazetës një burim qeveritar. /koha/