Kryeministri spanjoll pranoi rryshfet

Kryeministri spanjoll pranoi rryshfet

Kryeministri spanjoll pranoi rryshfetDokumente të reja janë publikuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” sipas të cilave kryeministri Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar rryshfet gjatë aktivitetit të tyre politik.

Sipas gazetës faktet janë autentike dhe se ajo ka në dorë letra të shkruara me dorë, nga ish-shefi i thesarit të Partisë Popullore, Luis Barcenas.

Në këto bordero dokumentohen pagesat e jashtëligjshme në vlerën e dhjetëra mijëra eurove ndaj kryeministrit Rajoy.Pas publikimit, “El Mundo” dorëzoi të gjithë provat e saj në prokurori.