Kryeministri Iv Leterm mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë

Kryeministri Iv Leterm mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë

Iv Leterm duke i prezantuar prioritetet e kryesimit belg me BE-në para Parlamentit Evropian në Strasburg, theksoi se Brukseli do të mundohet të arrijë marrëveshje për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.

Zgjerimi paraqet element kyç në programin e kryesimit belg me BE-në. Duke folur para eurodeputetëve kryeministri belg theksoi se negociatat me vendet kandidate do të vazhdojnë në mënyrë dinamike dhe të gjithë kandidatët do të vlerësohen sipas meritave të tyre, në pajtim me koncenzusin e arritur të Këshillit Evropian nga dhjetori i vitit 2006.

Negociatat të cilat udhëhiqen me Kroacinë mund të hyjnë në fazën përfundimtare gjatë kryesimit belg, me Turqinë do të vazhdojnë, ndërsa do të hapen me Islandën.

“Sa i përket ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, kryesimi do të tentojë të arrijë marrëveshje që të fillojnë negociatat për anëtarësim”, tha kryeministri belg Iv Leterm para eurodeputetëve.