kryeministri-i-holand-euml-s-uron-kryeministrin-mustafa_hd

Kryeministri i Holandës uron kryeministrin Mustafa

kryeministri-i-holand-euml-s-uron-kryeministrin-mustafa_hdKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e kryeministrit Mustafa, Rutte e ka uruar Mustafën për emërimin në postin e kryeministrit duke shpresuar për një qeverisje të qëndrueshme dhe udhëheqjen e vendit, drejt reformave ekonomike dhe zhvillimit socio-ekonomik.

“Populli i Kosovës ju ka besuar ju krijimin e një qeverisje të qëndrueshme dhe Ju uroj, Ju dhe Qeverisë tuaj, maturi dhe sukses në përmbushjen e detyrave të rëndësishme”, thuhet në telegramin e Rutte.

Sipas tij Holanda është e gatshme të punojë bashkërisht me Kosovën për të forcuar marrëdhëniet bilaterale.