Kroacia paralajmëron bllokimin e Serbisë

Kroacia paralajmëron bllokimin e Serbisë

Kroacia paralajmëron bllokimin e SerbisëPas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila, ndonëse ka hedhur poshtë akuzat ndaj Serbisë për gjenocid, ka konfirmuar se forcat serbe në Kroaci kanë bërë krime të rënda që kanë natyrë të gjenocidit, Zagrebi e ka ngritur zërin në Bruksel dhe ia ka tërhequr vërejtjen Serbisë se duhet të ndryshojë sjelljen e saj nëse dëshiron të avancojë drejt integrimeve në BE.

Si arsye kryesore për zemërimin e Kroacisë është ligji i Serbisë për procesimin e krimeve të luftës dhe “kompetenca universale” përmes të cilave Serbia ngre aktakuza, arreston dhe gjykon shtetas të vendeve fqinje për krime që dyshohet të jenë bërë jashtë territorit të Serbisë.

“Serbia nuk mund të ketë kompetenca për të gjykuar një shtetas të Kroacisë për krim që dyshohet të jetë bërë në territorin e Kroacisë ndaj një qytetari tjetër të Kroacisë“, ka thënë ministri i Drejtësisë i Republikës së Kroacisë, Orsat Mileniq,transmetob koha ditore.

Mileniq ka thënë se Serbia po e keqpërdor këtë jo vetëm ndaj shtetasve të Kroacisë, por edhe të Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës e mund ta bëjë edhe ndaj Sllovenisë