Kripa i shton femrës dëshirën seksuale

Kripa i shton femrës dëshirën seksuale

Kripa i shton femrës dëshirën seksualeDëshira seksuale e femrave nuk është gjithmonë në majat më të larta, por për ta stimuluar më tej atë, ekziston një detaj ushqimor.

Një sasi pak më e madhe e kripës shton dëshirën seksuale të femrës, ndaj herë pas here lëshojeni pak dorën me të.
Një grup studiuesish të Karlsruhe Institute of Technology, në Gjermani, ka treguar se ushqimet që përmbajnë pak më shumë kripë kanë një efekt pozitiv në dëshirën seksuale të femrave.

Duke analizuar testosteronin, hormonin e pasionit, u vu re se niveli i tij ishte më i lartë tek femrat që konsumonin ushqime disi më të kripura, krahasuar me ato femra që nuk e përdornin kripën, ose e përdornin në sasi të pakta.

U vu re se femrat që e kishin eleminuar kripën nga dieta e tyre ushqimore, kryenin raport seksual mesatarisht një herë në javë, ndërsa ato femra që e përdornin më shpesh, kryenin raporte seksuale mesatarisht tre herë në javë.