Krimea përgatitet për referendum

Krimea përgatitet për referendum

Krimea përgatitet për referendumShefi i komisionit elektoral të Krimesë, Myhkailo Malyshev, tha sot se po ecet përpara me përgatitjet për referendumin e së dielës së ardhme për bashkim me Rusinë. Ai tha se të gjithë votuesit e regjistruar të Krimesë janë të ligjshëm për të votuar.

Forcat ruse e kanë shtuar kontrollin mbi Krimenë, ndërsa autoritetet aty po vazhdojnë planet për t’iu bashkuar Moskës.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës u zotua dje se nuk do të heqë dorë nga asnjë centimeter territor i vendit. Arseniy Yatsenyuk ju drejtua përkrahësve të tij, të cilët u mblodhën për të festuar 200 vjetorin e poetit dhe heroit kombëtar të Ukrainës, Taras Shevchenko.

Zoti Yatsenyuk është në plan të takohet të mërkurën me Presidentin Barak Obama në Washington, për të diskutuar mbi krizën në Krime, një gadishull strategjik në jug të Ukrainës, me shumicën e popullsisë rusishtfolëse.

Një ligjvënës ukrainas tha se Kremlini ka caktuar 1,1 miliardë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës industriale të Krimesë, në se rajoni i debatueshëm voton në referendumin e 16 marsit për t’iu bashkuar Rusisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha Presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike që pati dje me të, se referendumi është i paligjshëm dhe përbën shkelje të kushtetutës së Ukrainës.