Krijohet Unioni Euroaziatik

Krijohet Unioni Euroaziatik

Krijohet Unioni EuroaziatikËshtë krijuar unioni euroaziatik me firmosjen e një traktati nga ana e Rusisë, Biellorusisë dhe Kazakistanit.

Lideri i Kremilinit, Vladimir Putin, dhe presidentët e Kazakistanit dhe Biellorusisë, Nursultan Nazarbaiev e Aleksandr Lukashenko, kanë firmosur në Astanë traktatin për lindjen e Unionit Euroaziatik, i cili që nga 1 janari 2015 do të krijojë një hapësirë ekonomike të përbashkët për të treja vendet.

Së shpejti do të anëtarësohen dhe Armenia e Kazakistani. Traktati që i jep formë unionit ekonomik euroaziatik, do të marrë dhe aprovimin e parlamenteve të tre republikave sovjetike, një formalitet tashmë. Presidenti rus Putin e ka cilësuar si një samit me domethënie të vecantë, medje dhe epokal.

 

Putin mohoi se unioni, ku Ukraina nuk ka pranuar të bëjë pjesë, është një përpjekje për rikrijiin e Bashkimit Sovjetik të rrëzuar në vitin 1991.

Traktati bën edhe më të forta lidhjet mes tre vendeve të cilat kanë bashkuar dhe doganat në vitin 2010. kjo do ët garantojë tranzitin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe forcës së punës si dhe parashikon koordinimin e politikave në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Përvec Ukrainës dhe ish republika të tjera sovjetike kanë refuzuar të firmosin.

Një javë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi rama, ndodhej në një vizitë zyrtare në Kazakistan, me synimin për ti dhënë një impuls të ri marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për të promovuar mundësinë e investimeve në vendin tonë.