Kreshnik Spahiu: "Nuk do bëjmë aleancë as me PS-në e as me PD-në"

Kreshnik Spahiu: “Nuk do bëjmë aleancë as me PS-në e as me PD-në”

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka thënë sot se nuk do të bëjë aleancë me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013-të.

Këto deklarata Spaihu i ka bërë në një takim me banorët e zonës së Gores në Korçë, ku ka deklaruar se do lërë në opozitë Ramën dhe bashkë me të do nxjerrë edhe Berishën.

“Jo aleancë me Partinë Socialiste. Triumfi i nacionalistëve iu ka futur frikën Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Nuk bëjmë aleancë me parti të modelit grek të PASOK. Rama dhe Berisha të përgatiten për të qenë në opozitë së bashku”, ka deklaruar ai.

Spahiu duke iu drejtuar banorëve të zonës, duke thënë se, “ne pranojmë aleanca për të rrezuar regjimin aktual dhe në zgjedhjet e ardhshme do i japim leksion modelit grek”, ka shtuar ai.