Krasniqi: U trajtova mirë nga policia, nuk ka nevojë për panik

Krasniqi: U trajtova mirë nga policia, nuk ka nevojë për panik

Krasniqi: U trajtova mirë nga policia, nuk ka nevojë për panikPas faljes së namazit, shkova në Gërmi të bëjë pak gjimnastikë si çdo herë.”Erdhën policia, më thanë hoxhë duhet me të marrë në polici”, ka thënë Krasniqi.

“Atje më kanë marrë në pyetje rreth këtij aktualiteti, rreth ekstremizmit, radikalizmit, rreth nxitjes së disa djelmoshave për të shkuar në Siri, të cilat nuk qëndrojnë, as nuk kanë qëndru as nuk do të qëndrojnë deri në Kiamet”, ka thënë ai.

Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, në një prononcim të shkurtër për Telegrafin ka theksuar se ai është mirë e shëndoshë dhe se sot nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës, por është shoqëruar për një intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai u bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që të jenë të qetë dhe ta kenë situatën nën kontroll.
Madje, imami Krasniqi ka theksuar se “nuk ka nevojë për panik”.

“Unë them se nuk duhet të ketë panik në mes të besimtarëve myslimanë. Nuk mendoj se nuk duhet të reagojmë, por kjo të jetë në suaza të një gjuhe me argumente dhe fakte”, ka thënë Krasniqi, për Telegrafin.

Krasniqi i ka falënderuar organet e rendit për sjelljen, e cila sipas tij ka qenë shembullore, duke shtuar se “nuk kam asnjë vërejtje për mënyrën se si jam trajtuar sot”./Telegrafi/