Krasniqi sonte bokson me polakun Adamek

Krasniqi sonte bokson me polakun Adamek

Krasniqi sonte bokson me polakun AdamekSonte në orën 20:00 në “Dresden Arena”, boksieri me origjinë nga Juniku, Haxhi Robin Krasniqi, i cili garon nën flamurin e Gjermanisë, do të tentojë të rikthehet në rrugën drejt titullit të kampionit botëror në versionin WBO për peshën gjysmë të rëndë. Përballë 26-vjeçarit nga Kosova do të jetë polaku 36-vjeçar, Tomas Adamek.

Krasniqi ringjitet në ring pas humbjes në muajin prill nga Nathan Cleverly, disfatë që boksieri shqiptar ia faturoi mungesës së eksperiencës. E pikërisht për të pasur sërish mundësinë që të sfidojë kampionin e botës në fuqi, Cleverly, boksieri ynë duhet më parë të mposhtë polakun Adamekun.

Haxhi Krasniqi gjatë karrierës së tij ka arritur 39 fitore, ndër të cilat 15 me nokaut, asnjë barazim dhe vetëm 3 humbje.