Krasniqi: Me kryeministrin vetëm zyrtarisht, kurse Marrëveshja është e keqe

Krasniqi: Me kryeministrin vetëm zyrtarisht, kurse Marrëveshja është e keqe

Krasniqi: Me kryeministrin vetëm zyrtarisht, kurse Marrëveshja është e keqeKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se me kryeministrin Hashim Thaçi ka vetëm raporte zyrtare. “Raportet me kryeministrin janë raporte zyrtare dhe komunikimi natyrisht që është zyrtar,” ka thënë Krasniqi në emisionin “Unë pyes” që është transmetuar në RTK.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se marrëveshja me Serbinë në Bruksel mes dy kryeministrave do të jetë e vështirë të realizohet.

“Është një marrëveshje e keqe, por ndoshta ndonjëherë është më mirë ta kemi një marrëveshje që është e keqe se të mos ketë një marrëveshje”, ka theksuar Krasniqi.

Gjatë emisionit, Krasniqi ka thënë se të gjitha tekstet e historisë në Ballkanin Juglindor kanë nevojë për një trajtim ndryshe, por nuk duhet të ketë ndërhyrje politike.

“Historia nuk mund të ndryshohet, ndërsa tekstet e historisë mund ndoshta të reduktohen, por kjo nuk mund të bëhet me ndërhyrje politike”, ka thënë ai.

Duke komentuar momentin kur atij i është marrë mikrofoni nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë seancës kur është ratifikuar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, Krasniqi është shprehur se nuk e ka parë këtë si diçka që e ka goditur atë personalisht, por e ka parë si diçka që nuk i është dashur funksionimit të demokracisë në Kosovë.

“Por jo vetëm në parlamentin tonë, por edhe në parlamente me tradita ndodhin gjëra të pahijshme, gjëra të pakëndshme. Në fund të fundit janë emocionet e njerëzve ato që nganjëherë i kalojnë kufijtë e një funksionimi normal”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka thënë se aferta “Pronto” ishte një njollë e keqe, por që nuk mund të bëhet pengesë në jetën tij qoftë publike apo private.