Krasniqi me dilemë për pjesëmarrje në Kongres

Krasniqi me dilemë për pjesëmarrje në Kongres

Krasniqi me dilemë për pjesëmarrje në KongresJakup Krasniqi duket se ende ka dilema rreth pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të partisë së tij, që nis të shtunën. Zyrtarë të PDK-së thonë se i kanë dërguar ftesë, mirëpo s’kanë marrë përgjigje. Fatmir Limaj, megjithëse në burg, pritet të jetë pjesë e organeve drejtuese. Por, kandidat për kryetar është vetëm Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e dinë nëse do ta kenë përkrah Jakup Krasniqin kur të mbahet Kongresi të shtunën. Kjo pavarësisht se ka mbetur vetëm edhe një ditë prej mbajtjes së zgjedhjeve më të rëndësishme në PDK, shkruan “Express”.

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, të enjten njoftoi mediet se Krasniqit i është dërguar ftesa për pjesëmarrje.