jakup_krasniqi_2_151209

Krasniqi: Kosova është në shërbim të paqes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha sot se Kosova vazhdimisht ka treguar gatishmërinë për të qenë në shërbim të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit.

Takimi me kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të vendeve të rajonit, sipas Krasniqit, e dëshmon këtë, e po ashtu është tregues për një realitet të ri në Ballkan në shërbim të integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Mehmet Xhejlan , zëvendës kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, tha se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropina, gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Turqisë.

Sabri Hamiti, kryetari i Komisionit për punë të jashtme i Kosovës, tha se samiti, ku morën pjesë përfaqësues të Turqisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kishte sukses.

Ky samit, i komisioneve parlamentare për punë të jashtme të kuvendeve të rajonit po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Komisionit të Kosovës për punë të jashtme.