KQZ: Votat do të verifikohen disa herë

KQZ: Votat do të verifikohen disa herë

KQZ: Votat do të verifikohen disa herëVotat e subjekteve dhe kandidatëve të partive politike do të kalojnë nëpër disa filtra. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shqyrton mundësinë që për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit ta bëjë verifikimin, rrjedhimisht rinumërimin e votave të subjekteve e kandidatëve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), shkruan Koha Ditore.

Kjo kërkesë ka ardhur nga PDK-ja, LDK-ja, dhe AAK-ja, përmes përfaqësuesve të tyre në KQZ, për të cilën pikë u diskutua në mbledhjen e së martës në KQZ.

Anëtarët nënshkrues e arsyetuan shkresën se ajo do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe besimit të kandidatëve në rezultatin zgjedhor, me theks të veçantë votave për kandidat.