|

KQZ pritet të shpall sot rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk shpalli të dielën rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se të hënën në mëngjes do të informojnë se kur do të mund të shpallnin këto rezultate.

Sipas kreut të KQZ-së, vonesat e dhënies së rezultateve preliminare janë në kuadër të procedurave ligjore.

“Jemi të obliguar ta ndjekim procedurën dhe pa i pranuar fizikisht formularët apo forma e përputhjes së rezultateve ne nuk mund të dalim me rezultate. Varemi prej formave të shkruara nga komisionarët”, tha Daka.

Ajo nuk ka dashur të vlerësoj shpalljen e fitores së PDK-së, duke thënë se kjo është çështje e kësaj partie.

Fatal error: Allowed memory size of 2147483648 bytes exhausted (tried to allocate 1000000000033 bytes) in /home/lajmeorg/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 395