KQZ ndan fondin për partitë, asnjë lek për FRD-në

KQZ ndan fondin për partitë, asnjë lek për FRD-në

KQZ ndan fondin për partitë, asnjë lek për FRD-nëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton sot shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike. Bëhet fjalë për një shumë prej 200 milionë lekësh të reja, që janë rezervuar në buxhetin e këtij viti për forcat politike. 

Tre janë kriteret kryesore të shpërndarjes së këtij fondi. 70 % e tij ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 20 % ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 % shkon për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton sot shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike. Bëhet fjalë për një shumë prej 200 milionë lekësh të reja, që janë rezervuar në buxhetin e këtij viti për forcat politike.

Në bazë të kësaj skeme, Partia Demokratike pritet të marrë mbi 83.5 mln lekë, PS mbi 80.6 mln, LSI rreth 11.7 mln, PDIU rreth 7.7 mln, PBDNJ gati 8 mln, Partia Republikane mbi 8.1 mln dhe Partia Socialdemokrate mbi 352 mijë lekë të reja. Nga kjo përllogaritje nuk përfiton FRD-ja.

FRD, nëpërmjet Sekretarit të saj për Çështjet Zgjedhore, Ervin Karamuço, bëri të ditur dje shqetësimin e saj në lidhje me një praktike të re, sipas tyre abuzive që është duke u gatuar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare.

Sipas nenit 2 pika 12 e Kodit, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend, ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permanente pranë KQZ, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj. Më 15 janar KQZ ka caktuar shpërndarjen e fondeve për partitë politike parlamentare, duke përjashtuar nga lista e këtyre partive FRD. Ky veprim përforcon edhe më shumë parashikimet që ne si forcë politike kemi patur dhe kemi për veprimtarinë e këtij komisioni, shoqëruar kjo edhe nga një skepticizëm i shtuar i partnerëve ndërkombëtare”, tha ai

Pas akuzave të FRD i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi. “Fondi ndahet sipas ligjit për partitë politike, është në raport me numrin e deputetëve të fituar së fundmi. FRD s’ka marrë pjesë në zgjedhje si parti s’ka përfituar mandate dhe nuk mund të përfitojë nga fondet e buxhetit”, sqaroi KQZ.