KQZ miraton modelin e proçesverbaleve për zgjedhjet

KQZ miraton modelin e proçesverbaleve për zgjedhjet

KQZ miraton modelin e proçesverbaleve për zgjedhjetKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sot modelin e proçesverbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e 23 qershorit.

Gjithashtu KQZ-ja pritet të miratojë edhe modelin e dhomës së fshehtë të votimit, modelin e zarfeve të sigurisë dhe shenjave dalluese që do të përdoren në zgjedhje.

Modeli i dhomës së fshehtësisë i përdorur që prej vitit 2005 nuk ka ndryshuar për vet komoditetin që siguron. Ky model është e përbërë nga dy pjesë kryesore prej kartoni: pjesa mbështetëse me përmasa 105 cm lartësi, 54 cm x 40 cm përmasa suprine, dhe pjesa e fshehtësisë. Këto përmasa i sigurojnë votuesit një votim komod dhe të sigurtë. Modeli i kësaj dhome të fshehtësisë është përdorur dhe përdoret në shumë vende dhe ka rezultuar si një nga modelet më të përshtatëshme për kryerjen e procesit të votimit.

Gjithashtu, në kuadrin e plotësimit të standardeve zgjedhore, përdorimi i një tipi dhome të fshehtësisë shtesë – të posaçme për persona me aftësi të kufizuara, me përmasa 80 cm lartësi dhe 60 cm x 50 cm suprinë, plus pjesën e fshehtësisë, ndihmon shumë këtë pjesë të shoqërisë në përmbushjen e të drejtës për të votuar dhe është një standard që KQZ e siguron tashmë prej shume kohësh.