KQZ memorandum bashkëpunimi me KQZ-në e Shqipërisë

KQZ memorandum bashkëpunimi me KQZ-në e Shqipërisë

KQZ memorandum bashkëpunimi me KQZ-në e Shqipërisë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 10 mars do të nënshkruajë Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e radhës së KQZ-së të udhëhequr nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, fillimisht, u shqyrtuan dhe u miratuan raportet e disa prej mbledhjeve të kaluara të KQZ-së.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut, të mbajtura më 23 shkurt 2014.