KQZ ende pa tenderin për auditimin e partitive politike

KQZ ende pa tenderin për auditimin e partitive politike

Tenderi për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike, i paraparë të shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 30 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 17 nëntorit, edhe dhjetë muaj pas nuk është shpallur.

Ndërkaq, rreth asaj se përse nuk po përfillet ligji për auditimin e partive politike, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka arsyetohet me faktin se ka pasur përsëritje të zgjedhjeve.

Por, Avni Zogiani nga organizata “Çohu”, thotë se KQZ, sikundër Zyra e Auditorit Gjeneral, vetëm i shërbejnë ruajtjes së balancës mes partive tërësisht jotransparente, prandaj si duket as OSBE nuk është e interesuar të hedhë dritë mbi financat e partive politike, që potencialisht mund të jenë një çelës i zhbërjes të politikës së korruptuar dhe jotransparente. /Zëri/T