valdete-daka-2111101-300x234

KQZ: AAK fiton në Rahovec

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të garës së balotazhit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, sipas të cilave fitues është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë një konference për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se të drejtën për të votuar në këtë komunë e kanë shfrytëzuar 39.6 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, fitues ka dalë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, i cili ka grumbulluar 10.516 vota, gjegjësisht 55.8 %, ndërsa kundërkandidati i tij Ibrahim Kryeziu nga LDK ka fituar 8.325, kthyer në përqindje 44.2 %.

Më herët edhe koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, ka nxjerrë fitues kandidatin e AAK-së, të njëjtën gjë e ka bërë edhe shtabi zgjedhor i kësaj partie, kurse njoftohet se edhe kandidati i LDK-së e ka pranuar humbjen.