Kosovës statusi i vëzhguesit në OKB?

Kosovës statusi i vëzhguesit në OKB?

Kosovës statusi i vëzhguesit në OKB?Ndonëse Brukseli është duke e bindur Beogradin se nuk ka kushte shtesë, pengesa e radhës drejt rrugës evropiane të Serbisë mund të paraqitet që në vjeshtë: nisma që Kosovës t’i mundësohet të marrë statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara.

Me zbatimin e Marrëveshjes së Bruskelit, kjo mund të ishte dëshmi kyçe, para së gjithash për Gjermaninë se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogrradit dhe Prishtinës ka avancuar dhe se negocitatat e anëtarësimit me BE-në mund të fillojnë në janar, siç ka vendosur javën e kaluar Këshilli I Evropës.

Burimet diplomatike të së përditshmes “Veçernje novosti” nga Brukseli sqarojnë se Catherine Ashton më 9 korrik në Beograd do t’i përcjellë kreut të shtetit serb se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën do të jetë një proces i rëndësishëm negociator, se do të inkorporohet minimum në një, e me gjasë edhe në disa nga 35 kaptinat.

Një skenar të tillë e sforcoi Gjermania, kancelarja e së cilës Angela Merkel ka porositur se nga Serbia, para hyrjes në BE, pritet normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Qik-u. Meqenëse statusi i vëzhguesit praktikisht është paradhomë për anëtarësim në KB dhe se shumica e shteteve dhe entiteteve kanë kaluar nëpër fazën e tillë shumëvjeçare, është plani që modeli i ngjashëm të zbatohet edhe ndaj Kosovës, dhe do të synohej që deri në përmbylljen e negociatave të Serbisë me BE-në të realizohet edhe anëtarësimi i plotë.

Ambasadori i dikurshëm serb në OKB Pavle Jevremoviq thotë se dhënia e statusit të vëzhguesit në AP të KB , Kosovës do t’i sillte verifikim ndërkombëtar.

“Në KB vëzhgues mund të jenë entitetet, por edhe shtetet joanëtare. Nëse Beogradi do të pranonte që Kosova të marrë statusin e shtetit joanëtar, të cilin e kanë Vatikani dhe Palestina, kjo do të ishte paradhomë në rrugën deri në shtetësinë e plotë. Për statusin e vëzhguesit, për të cilin nuk është i nevojshëm pëlqimi i Këshillit të Sigurimit, Prishtina do të kishte të drejtë të paraqesë rezoluta, të marrë iniciativa të ndryshme, do të kishte qasje në takime dhe dokumente”.

Siç mëson gazeta në fjalë, Kosova me mbështetejn e fuqishme të aleatëve të mëdhenj do të nisej në një ofensivë diplomatike për sa më shumë njohje. Në favor të kësaj flet edhe deklarata e zëdhënësit të shefit të diplomacisë së Austrisë Michael Spindelegger se mininistri i Jashtëm austriak të hënën në Vjenë kishte lobuar për njohjen e Kosovës te kolegët e tij të resorit nga disa vende.