Kosovë, vdes shtatëzëna nga "gripi i derrit"

Kosovë, vdes shtatëzëna nga “gripi i derrit”

Kosovë, vdes shtatëzëna nga "gripi i derrit"Drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj, ka konfirmuar se një grua në muajin e shtatë të shtatzanisë ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi H1N1.

Gruaja shtatëzënë është viktima e tretë që humb jetën nga viruasi H1N1. Ajo u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Klinikën Infektive.

”Po, kemi viktimën e tretë, ishte një grua shtatëzënë e cila kishte emboli me mushkëri, por ishte edhe e prekur nga virusi H1N1”, deklaroi Dreshaj.

Numri i të infektuarve nga virusi i njohur edhe si “gripi i derrit” është të paktën 40 persona që nga fillimi i këtij viti.