Kosovë-Gjermani, veteranët miqësore më 27 shtator

Kosovë-Gjermani, veteranët miqësore më 27 shtator

Kosovë-Gjermani, veteranët miqësore më 27 shtatorVeteranët e Kosovës dhe Gjermanisë do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me 27 shtator. Kështu u vendos pas takimit të Fadil Vokrri, Kryetari i FFK-së, dhe kreut të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Wolfgang Niersbach.

“Të dyja palët u pajtuan që më 27 shtator të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të futbollit të Gjermanisë dhe të futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, numri një i futbollit kosovar ka falënderuar mikpritësit për ftesën dhe kohën që kanë ndarë për delegacionin e FFK-së, duke shprehur mirënjohjen e thellë për DFB dhe shtetin gjerman për përkrahjen që po bënë për futbollin e Kosovës dhe shtetin tonë.

“Për FFK dhe për Kosovën, DFB dhe Gjermania kanë qenë dhe mbetën njëri nga miqtë më të çmuar që kanë dhënë shumë për neve në të gjitha kohërat. Për të gjitha këto u jemi mirënjohës përgjithmonë u ka thënë kryetari Vokrri mikpritësve”, vazhdon njoftimi.

Nga ana e tyre mikpritësit janë shprehur të gatshëm gjithmonë të jenë në krah të FFK-së dhe Kosovës. Në këtë takim kryetari Vokrri mori mbështetje të fuqishme nga e kryetari të DFB-sëNiersbache dhe nënkryetaritMilkoreit.

“Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat sidomos në shkollimin e kuadrave të ndryshme si dhe që Federata e Gjermanisë do të angazhohet dhe do ta shfrytëzojë ndikimin e saj në UEFA dhe FIFA që Kosova sa më parë të bëhet pjesë e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë”, përfundon njoftimi i FFK-së.