Kosovë, drafti për amnistinë sërish në Kuvend

Kosovë, drafti për amnistinë sërish në Kuvend

Kosovë, drafti për amnistinë sërish në KuvendDeputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë sot para vetes sërish projektligjin për amnistinë, por në një formë që thuhet të jetë më ndryshe nga drafti i parë.

Në leximin e parë, ky projektligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.

Për të kundërshtuar miratimin e këtij projekt-ligji, mbi 6,000 qytetarë janë nënshkruar në një peticion të shoqërisë civile i cili pritet të dërgohet në kuvend.

Në kohën kur në parlament do të debatohet për projekt-ligjin e amnistisë, jashtë ndërtesës është paralajmëruar një protestë e cila është thirrur për në orën 11.

Tash e gjashtë ditë, përballë kuvendit proteston një grup i qytetarëve dhe aktivistë të Vetëvendosjes, në shenjë kundërshtimit të projekt-ligjit për amnistinë.

Seanca e sotme në Kuvend është caktuar për orën 10.