Kosovarët rrezikojnë të mbesin pa bukë

Kosovarët rrezikojnë të mbesin pa bukë

Kosovarët rrezikojnë të mbesin pa bukë. Arat tona sivjet kanë nxjerrë rendimentet me të ulëta të grurit prej se kultivohet kjo kulture bujqësore.

Vetëm një javë para se të kryhen korrjet, analizat e para të drejtorive komunale dhe Sindikatës se Bujqve tregojnë se do të mbulohen më pak se 30 për qind e nevojave të kosovarëve për miell.

Sipas fermerëve, kjo gjendje e mjerueshme e bujqësisë e bën Kosovën të varur më shumë se kurrë nga Serbia, pasi sivjet do t’i duhet të importojë nga atje mbi 70 për qind të grurit, apo mbi 250 mijë tonë grurë, prej 410 mijë tonë sa nevojiten.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, thotë se që 30 vite sa është në bujqësi, ky vit do të mbahet në mend për rendimentet me të ulëta.

“Kjo situatë në bujqësi është alarmuese për institucionet”, thotë Tahiri, duke shtuar se sindikata tashmë e ka njoftuar për këtë qeverinë dhe institucionet tjera.

Nga analizat e para që ka sindikata, Tahiri thotë se sivjet nga arat e Kosovës do të hanë më pak se 30 për qind e kosovarëve. Mesatarisht, sipas tij, për një hektar janë grumbulluar 3500 tonë grurë.

Në këtë drejtim, shumë pak ka ndihmuar subvencionimi prej 30 për qind në naftë nga Ministria e Bujqësisë. Megjithatë, Tahiri thotë se sivjet kanë pasur bashkëpunim të mirë me qeveritarët.

“Meqenëse është subvencionuar çmimi i naftës, çmimi i korrjes për një hektar ka qenë 90 euro”, thotë Tahiri.

Por, përkundër kësaj, fermerët thonë se tkurrja e tokës bujqësore, plehu i falsifikuar që vjen prej Serbisë dhe lagështia e madhe kanë bërë që rendimentet të jenë më të ulëta dhe më pak cilësore.

Kryesindikalisti thotë se plehu që vjen prej Serbisë është jocilësor dhe i falsifikuar. Madje, tregtarët nga Kosova, sipas tij, në vendin fqinjë një thes pleh e blejnë për 3 euro, derisa në Kosovë e shesin rreth 16 euro.Në kufij nuk ka kurrfarë kontrolle, pasi në zvogëlimin e rendimenteve po ndikojnë plehrat e falsifikuara”, thekson Tahiri.

Fermerët vlerësojnë se gjendja mund të jetë edhe më e keqe kur dihet se shumë kultivues të grurit, sasitë e grumbulluara i shfrytëzojnë për konsum individual dhe nuk i nxjerrin në treg. Aq më tepër kur këtë vit çmimi i grurit për kilogram kushton rreth 17 centë.

Sylë Deshishku, pronar i fabrikës se bukës dhe miellit “Kualitetit”, ka 350 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë dhe subvencionimi nga Ministria me nga 80 euro për hektar për të është shumë i vogël.

Ndihmë shumë e vogël, pasi 1 hektar grurë bujkut i kushton 900 euro”, thotë Deshishku.Edhe Deshishku nuk pajtohet me vlerësimet se Kosova arrin të mbulojë gjysmën e nevojave për miell nga vendorët. Vitin e kaluar vendoret i kanë përmbushur vetëm 30 për qind të importit. Kaq pritet të jetë edhe sivjet”, thotë ai.

Ndërkohë, vendi ku fermerët furnizohen me grurë është Serbia. Deshishku thotë se shteti fqinj ka qëlluar të jetë shumë afër dhe bujqit kanë më shumë llogari, për shkak të transportit të lirë. Po ashtu, edhe çmimi i grurit për kilogram në Serbi është shumë i lirë. Daljen nga kjo situatë fermerët e shohin te subvencionet, si në derivate, plehra, farë dhe transport.

Bujkun me pak sene e afron e me pak e largon. Pse me i dërgua paret tona në Serbi, se pa hëngër nuk ki qare”, thotë ai.Fermerët ankohen edhe për tkurrjen e sipërfaqeve bujqësore nga ndërtimet vend e pavend./express/