Kosovarët që ende s’dinë të votojnë

Kosovarët që ende s’dinë të votojnë

Kosovarët që ende s’dinë të votojnëÇdo i 12-ti kosovar nuk ka ditur të votonte në zgjedhjet e fundit lokale. Të pavlefshme ishin shpallur diku 9 për qind e fletëvotimeve për kuvende komunale, dhe një analizë që tash u është bërë atyre ka treguar se në shumicë absolute, fletëvotimeve të këtilla u mungonte shenja që do të identifikonte subjektin politik të votuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

E dhëna është përfshirë në një raport të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i finalizuar këtë javë.
Raporti ka treguar se 90 për qind e fletëvotimeve të pavlefshme ose kishin të shënjuar vetëm kandidatin për anëtar të kuvendit komunal dhe jo subjektin politik, ose kishin të shënjuar më shumë se një subjekt politik.

Ka dhe dy kategori të tjera të fletëvotimeve që qëllimshëm votuesit i kanë bërë të pavlefshme. Kategoria më e veçantë është ajo ku qëllimshëm është bërë dëmtimi i fletëvotimit. Ato kanë përmbajtur mesazhe të votuesve, nga më të ndryshmet./koha/