Kosova, në “listë të zezë” të Francës

Kosova, në “listë të zezë” të Francës

Kosova, në “listë të zezë” të FrancësTrendi i kosovarëve që po ikin çdo ditë nga Kosova është rritur. Agjencitë, që po i transportojnë azilkërkuesit, po e vazhdojnë veprimtarinë e tyre pa ndonjë pagesë.

Grupet kriminale vazhdojnë “të vjelin” mijëra euro në këmbim të dërgimit të qytetarëve drejt Evropës.

Ka dy muaj që shteti i Kosovës është rivendosur në mesin e shteteve që Franca i ka në “listën e zezë, e cila i hap dyert për azilkërkuesit, duke e llogaritur Kosovën si vend jo të sigurt. Ky lajm ka nxitur qytetarët e Kosovës që të marrin rrugën ilegale për azil. /Zëri/