Kosova mund të përfshihet nga trazirat sociale

Kosova mund të përfshihet nga trazirat sociale

Kosova mund të përfshihet nga trazirat socialeKosova mund të përfshihet nga trazirat sociale pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, paralajmërohet në raportin e organizatës “IHS Jane’s”, shkruan “Tribuna”.

Kjo organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbledh rreth vetes profesionistë të cilët angazhohen për të bërë hulumtime dhe analiza të proceseve të ndryshme, në bazë të nevojave të tregut.Këtë radhë ekspertët e organizatës i kanë bërë një analizë situatës në Kosovë në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërsa aty kanë përfshirë gjitha elementet që mund ta karakterizojnë këtë proces.

Dokumenti është finalizuar me 14 tetor ndërsa në pjesën kur flitet për sigurinë, ai specifikon se vendit i kanoset një rrezik i madh nga trazirat sociale nëse pas zgjedhjeve të 3 nëntorit nuk shuhen strukturat paralele në veri.

“Ka potencial të madh për trazira sociale pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Një gjë e tillë do të ndodhë sidomos nëse nuk shpërbehen shpejtë strukturat ilegale të sigurisë përfshirë ato të inteligjencës”, vlerësohet në raport. Sipas tij nëse nuk krijohet shpejt Asociacioni i Komunave Serbe dhe punonjësit nuk integrohen në institucionet e Kosovës por mbesin të papunë, atëherë edhe ky mund të jetë element potencial për trazira./koha/