Kosova me më shumë diplomatë në Bruksel e Washington

Kosova me më shumë diplomatë në Bruksel e Washington

 Kosova me më shumë diplomatë në Bruksel e WashingtonMë shumë diplomatë nga Kosova do të jenë në Washington dhe në Bruksel. Ndërsa në Egjipt, në Mal të Zi, si dhe në disa vende të tjera do të hapen misione diplomatike. Kështu pritet të ndodhë pasi MPJ e ka në plan të rishikojë rolin e misioneve diplomatike në botë. 

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka treguar se në Egjipt, në Mal të zi, si dhe në disa vende tjera do të hapen misione diplomatike.

Ish- ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, e ka konsideruar të paarsyeshëm dyshimin e ministrit Hoxhaj nëse Kosova duhet të ketë ambasadë në Holandë.

“Holanda është vend i rëndësishëm evropian dhe unë nuk e di cili është rezoni rreth qëndrimit të ministrit Hoxhaj që të rishqyrtohet nëse Kosova duhet që të ketë ambasadë në Holandë apo jo”, ka thënë Hyseni, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.