Kosova ka probleme me përgjimet ilegale

Kosova ka probleme me përgjimet ilegale

Kosova ka probleme me përgjimet ilegaleRepublika e Kosovës, duket se ka probleme të shumta me përgjimet telefonike ilegale që po ndodhin. Shërbimet e shumta që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në Kosovë, kanë me mijëra përgjime të udhëheqësve tanë e që një ditë do të bëhen publike.

Vet fakti që në Republikën e Kosovës veprojnë rrjetet e huaja mobile tregon se ka probleme, por edhe organizatat e misionet e huaja që janë në Kosovë mund të përgjojnë individë të caktuar. Pra, nuk është vetëm afera “Pronto”, ajo që ka qenë e përgjuar, më herët ishte edhe afera “sms” , në Ministrinë e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit, sa ishte Ministër Fatmir Limaj, ku proceset hetimore ndaj ti janë duke vazhduar që disa vite, i cili hetohet për korrupsion.

Pra, në Republikën e Kosovë ndodh që operacionet e përgjimit nuk monitorohen, kurse materialet e përfituara nga përgjimet nuk i nënshtrohen ndonjë procedure të mbrojtjes apo përdorimit të tyre për interesa të publikut.

“Pronto”

Analisti politik Gazmend Islami thotë se që nga pas lufta në Kosovë kanë vepruar shumë shërbime informative, të cilat kanë mbrojtur interesat e vendeve prej nga vinë, në dëm të Republikës së Kosovës./BS/