“Kosova është një dhe e vetme, duhet të integrohet”

“Kosova është një dhe e vetme, duhet të integrohet”

“Kosova është një dhe e vetme, duhet të integrohet” Që disa muaj, ai ka filluar që të marrë pjesë në takimet e rregullta që përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mban me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.

Por, Zoran Vodopijas, ambasador i Kroacisë në Kosovë, po i duket se ka për të dhënë shumë. Në takimet e organizuara qoftë nga Zhbogar, qoftë nga shefi i EULEX-it, ai po flet shumë, për shkak se Kroacia, vendi që ai përfaqëson në Kosovë, njeh mentalitetin e këtij rajoni, njeh mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit këtu.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadori i kroat, i shtetit që ishte pjesë e përbashkët me Kosovën në ish-Federatën e Jugosllavisë, por që nga mesi i këtij viti do të jetë edhe zyrtarisht shteti i 28-të anëtar i BE-së, ka folur për dialogun, për sundimin e ligjit në rajon, për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, në këtë periudhë të “paqes së ftohtë”.

Ai ka mohuar kategorikisht çfarëdo mundësie të ndarjes apo shkëmbimi territoresh, por ka thënë se serbët e veriut duhet të kenë një lloj “autonomie sipas pakos së Ashtisaarit”./Koha/